Forumi Ekonomik i Davosit, objekt i teorive të konspiracionit

Takimi vjetor në qytetin turistik dimëror në Davos të Zvicrës që u hap sot, po bëhet gjithnjë e më shumë objektiv i pretendimeve të çuditshme


Kur disa nga figurat më të pasura dhe më me ndikim të botës u mblodhën në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror vitin e kaluar, sesionet mbi ndryshimet klimatike tërhoqën diskutime të nivelit të lartë mbi tema të tilla si uljen e ndotjes së mjedisit dhe sistemet e qëndrueshme të ushqimit.

Por në internet u shpërnda një informacion komplet ndryshe. Përdoruesit e mediave sociale pretenduan se udhëheqësit synonin të detyronin popullatën të hante insekte në vend të mishit, në emër të nbrojtjes së mjedisit.

Takimi vjetor në qytetin turistik dimëror në Davos të Zvicrës që u hap sot, po bëhet gjithnjë e më shumë objektiv i pretendimeve të çuditshme nga gjithnjë e më shumë komentues që besojnë se forumi përfaqëson një grup elitash që manipulon ngjarjet botërore në interes të vet. Ekspertët thonë se ajo që dikur ishte një teori konspirative që merrte pak vëmendje, tani është përhapur gjerësisht në internet.

“Nuk është më një teori konspirative që gjendet vetëm në periferitë e internetit”, thotë Alex Friedfeld, kërkues në Lidhjen Kundër Shpifjeve, i cili studion ekstremizmin kundër qeverisë.

“Ne po e shohim këtë teori të shpërndahet nga amerikanët në platformat kryesore të mediave sociale. Ne po e shohim të përhapet nga figurat kryesore të medias në lajmet e tyre kryesore, në rrjetet e tyre”.

Forumi në qytetin luksoz malor mbledh krerë shtetesh, drejtues biznesi dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare. Megjithëse është gjithmonë e paqartë se sa veprime konkrete do të ndërmerren pas tij, takimi synon të trajojë çështjet e ngutshme botërore nga ndryshimet klimatike dhe pasiguria ekonomike deri te paqëndrueshmëria gjeopolitike dhe shëndeti publik.

Ndërsa janë planfikuar qindra sesione diskutimi publike, konferenca katër-ditore është gjithashtu e njohur për takime dhe marrëveshje konfidenciale nga drejtuesit e biznesit. Ky hendek midis asaj që i tregohet publikut dhe asaj që ndodh pas dyerve të mbyllura, duket se është pika e nxehtë që nxit dezinformimin.

Kur ka nivel shumë të lartë paqartësie, shpërndarja e dezinformimit është më e lehtë,” thotë Kathleen Hall Jamieson, drejtoreshë e Qendrës së Politikave Publike “Annenberg” në Universitetin e Pensilvanisë dhe që studion gjithashtu dezinformimin.

“Teoritë konspirative për udhëheqësit botërorë me ndikim nuk janë gjë e re,” thotë ajo, “por vëzhgimi me kujdes i forumit dhe udhëheqësit të tij, Klaus Schwab u intensifikua në vitin 2020, kur sapo nisi pandemia Covid 19. Atë vit, tema e mbledhjes vjetore ishte “Rimëkëmbja e Madhe””. Nisma parashikonte ndryshime gjithëpërfshirëse në mënyrën se si shoqëritë dhe ekonomitë do të punonin për t’u rikuperuar nga pandemia dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme.

Tani, në internet dhe në diskutime publike, “Rimëkëmbja e Madhe” duke se po njehsohet me atë që skeptikët e cilësojnë si “riorganizim të shoqërisë”, duke përdorur pasigurinë botërore si shkak për kufizimin e të drejtave. Skeptikët argumentojnë se masat të tilla si vaksinimi apo kufizimet për shkak të pandemisë janë mjete për të konsoliduar pushtetin dhe për të dëmtuar lirinë individuale.

Në një kohë që ankthi sa vjen e shtohet, zonja Jamieson thotë se publiku është bërë më i ndjeshëm ndaj gënjeshtrave, pasi teoritë e konspiracionit zhvillohen si një mjet për të kapërcyer kaosin.

Shprehja “Rimëkëmbja e Madhe”, u përdor më shumë se 60 herë në të gjitha programet në Fox News në vitin 2022, sipas një raporti të krijuar nga databaza e Arkivës së lajmeve televizive dhe online. Në 2021 ishte përmendur 30 herë ndërsa në 2020 dhe rreth 20 herë.

Ndërsa kjo teori po përmendet gjithnjë e më shumë në lidhje me Forumin Ekonomik Botëror, organizata po përballet me një sërë pretendimesh. Disa njerëz bëjnë kritika legjitime për forumin – si për shembull se mirëpret drejtues të pasur që fluturojnë me avionë privatë duke rritur emetimet – të tjerë përhapin informacion të paverifikuar ose të pabazuar në fakte.

Për shembull, një faqe e njohur për përhapjen e lajmeve të rreme, pretendoi muajin e kaluar se zoti Schwab inkurajoi publikisht dekriminalizimin e seksit midis fëmijëve dhe të rriturve, duke shpikur një citim dhe deklarata të tjera të pabaza. Megjithatë, historia u shpërnda dhjetëra mijëra herë në Twitter dhe Facebook.

Ndërkohë, pretendimi i shumë kritikëve në internet se forumi dëshiron që njerëzit të zëvendësojnë mishin me insekte është një referencë e shtrembëruar për një artikull të botuar dikur në faqen e internetit të organizatës. Në një rast tjetër, një postim i shpërndarë gjerësisht pretendonte pa prova se forumi kishte “emëruar” Kevin McCarthy-n si kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, përpara se të bëhej votimi.

Zoti Friedfeld thotë se shqetësim përbën fakti se se postime të tilla mund t’i ekspozojnë njerëzit ndaj më shume teorive konspirative, edhe më të rrezikshme ose mund të kthehen në shkak për dhunë në botën reale. Yann Zopf, zëdhënës për median i forumit, thotë se organizata ka rritur monitorimin e këtij lloj aktiviteti në internet dhe vëzhgon me kujdes kërcënimet e drejtpërdrejta.

“Krijimi i të gjithë këtij dezinformimi mund të gjenerojë krijimin e armiqve, pra atyre që njerëzit i cilësojnë si fajtorë për çdo gjë të keqe që ndodh në botë,” tha zoti Friedfeld. “Kur ndodh kjo dhe bëhet fajtor një person apo grup i caktuar njerëzish, krejt papritur, ideja e përdorimit të dhunës si mjet rezistence bëhet më e besueshme.” /VOA

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…