Bushati: Skënderbeu, prijësi përbashkues i shqiptarëve
Strategu që i ktheu shqiptarët nga dëshmitarë në protagonistë të historisë europiane.
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, përmes një mesazhi në Twitter, e cilësoi Gjergj Kastrioti Skënderbeun , një prijës përbashkues të shqiptarëve, me rastin e 555-vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, më 17 maj 1468.
Postimi i Bushatit
Gjergj Kastrioti, Skënderbeu është prijësi përbashkues i kombit shqiptar, strategu që i ktheu shqiptarët nga dëshmitarë në protagonistë të historisë europiane. Në 555-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, nderojmë veprën e tij që jeton përgjithnjë në tempullin e kujtesës.