Shqiptarët pa viza në Kinë
Rama: Pas 30 ditësh shqiptarët do të udhëtojnë pa viza në Kinë
Duke nisur nga ky vit, qytetarët shqiptarë do mund të udhëtojnë drejt Kinës pa patur nevojë që të marrin vizë.
Lajmi është bërë me dije nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili thekson se marrëveshja mes dy vendeve do të futet në fuqi pas 30 ditësh.
Rama ka ndarë foton e ambasadorit të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding dhe zv.ministres së Jashtme, Megi Fino, të cilët kanë nënshkruar edhe marrëveshjen.
“Pas 30 ditësh, Kina hapet pa viza për shqiptarët ????” , shkruan Rama në Facebook.
Përmes kësaj marrëveshje të nënshkruar mes dy vendeve, qytetarët shqiptarë do mund të qëndrojnë në Kinë për 90 ditë pa patur nevojën që të marrin vizë siç ka funksionuar deri më tani.