Haki Stërmilli, shefi i parë i Shërbimit Sekret Shqiptar në 1923

Zogu dekretoi Haki Stermillin (shkrimtarin e njohur te viteve 30′), më 16 janar 1923 si sekretar i Sekretarisë Sekrete


Nga Saimir Z. Kadiu

100 vjet me pare Lindi Sherbimi Sekret Shqiptar.

Zogu dekretoi Haki Stermillin (shkrimtarin e njohur te viteve 30′), më 16 janar 1923 si sekretar i Sekretarisë Sekrete. Propozimi do të miratohej nga Këshilli i Ministrave më 20 janar dhe me 31 janar do të dekretohej nga Këshilli i Lartë.

Si kryetar i Sekretarisë Sekrete, Haki Stermilli qëndroi deri më 16 prill 1924.

Ai eshte Shefi i pare i Sherbimit Sekret Shqiptar.

U largua përfundimisht pas largimit të Zogollit dhe emërimit të Shefqet bej Vërlacit kryeministër dhe Ministër i Brendshëm.

Ne jeteshkrimin e tij zyrtar (te bere nga rregjimi komunist) ai na eshte paraqitur si kundershtar i Zogut dhe antimonarkist,per me teper edhe shok i Avni Rustemit, Ali Kelmendit ( te cilin e takoi kur ishte ne Bashkimin Sovjetik).

Mbeshtet Fan Nolin dhe qeverine e tij. Largohet nga Shqiperia me riardhjen e Zogut ne pushtet. Shprehet hapur kunder tij.

Më 1927 gjendet në Jugosllavi, ku qëndron në Manastir. Këtu më 17 mars 1929 në rrethana jo krejtësisht të sqaruara, dëbohet nga shteti jugosllav. I dorëzohet autoriteteve shqiptare në Bilisht, e vendosin në Korçë dhe pak ditë më pas në Tiranë ku e shoqërojnë në burg.

Aty e takon miku dhe pasardhësi i tij në atë institucion që tashmë quhej Zyra Sekrete, Abedin Hoxha.

Më 6 gusht 1929 dënohet me 5 vjet burg se kishte guxuar të propagandonte botërisht kundër regjimit dhe personit të Mbretit.

Më 28 nëntor 1933 në sajë të një telegrami që i kishte dërguar NMT Zogu I për amnisti, falet dhe lirohet.
Pas lirimit nga Zogu, hapi një dyqan në rrugën Mbretnore, mbasi kishte bërë të mundur të punësohej te një firmë e huaj që shiste në Shqipëri llampat elektrike të firmës OSRAM.

Shkruan më 6 prill 1939 “Ti leve o yll” për princin Leka.

Mbas pushtimit të Italisë gazeta “Fashizmi në listat e gjata botonte me nr. 44 edhe anëtarësimin e Haki Stërmillit në Partinë Fashiste, në të njëjtën ditë kur ishte anëtarësuar M. Kruja, B. Valteri, etj. Për Stërmillin shënohej se “merrej me punë private”…..

Më 31 korrik 1943 hidhet në ilegalitet ne luften kunder okupatorit…

Haki Stermilli përfaqësoi lëvizjen komuniste në mbledhjen e Mukjes. Për këtë shkak u zgjodh më 2 dhjetor 1945 dhe më 28 maj 1950 deputet dhe njekohesisht Drejtor i Bibiliotekes Kombetare.

Vdiq 70 vjet me pare, më 17 janar 1953 ne moshen 58-vjeçare, pas një lëngate të gjatë, duke qenë edhe deputet i Rrethit të Peshkopisë në Kuvendin Popullor. U zëvendësua nga Jashar Menzelxhiu.

Ndoshta nga “damka” e pozicionit te meparshem mbijetoi duke “shitur” cfare dinte…apo ishte vazhdimi i lojes agjenturore…apo ishte me dinak se jakobinet “clirimtare”.

Cfare “xhevahiresh” mban ky vend i vogel “ne kete cep te Ilirise se poshtme”.

Autori i njohur i “Sikur te isha djale”, i “Burgut” paskish patur edhe “sikur” te tjera.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.