Erdogan synon që zgjedhjet e përgjithshme në Turqi të mbahen në maj

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sinjalizoi se synon që të shpallë datën e zgjedhjeve të përgjegjshme për më 14 maj


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sinjalizoi se synon që të shpallë datën e zgjedhjeve të përgjegjshme për më 14 maj. Këto zgjedhje po konsiderohen më të rëndësishmet në gjenerata. Ky njoftim hap mundësinë që Erdogani të vazhdojë stilin e sundimit islamik për të tretën dekadë ose shteti të kthehet në një drejtim më laik dhe potencialisht më të parashikueshëm.

Erdogan e ka larguar Turqinë nga tradita më laike e vendosur një shekull më parë nga themeluesi i shtetit, Mustafa Kemal Ataturk. Mbështetësit e tij kanë thënë se ai u ka dhënë zë të margjinalizuarve dhe ka krijuar një klasë të mesme prosperuese në shtetin prej 85 milionë banorësh.

Por, kundërshtarët e tij kanë thënë se në dekadën e dytë në pushtet të Erdoganit, ai ka shfaqur edhe një qëndrim autoritar. Zgjedhjet e reja në Turqi do të mbahen teksa shumica e mediave janë nën ndikimin e Qeverisë dhe mijëra aktivistë dhe politikanë – shumica prej tyre kurdë – gjenden në burg.

Shumica e analistëve kanë thënë se është e vështirë të dihet se kush do të fitojë zgjedhjet. Opozita laike në Turqi hyn në fushatën zgjedhore e ndarë për të gjitha çështjet, që nga politikat e deri te strategjia. Po ashtu, opozita nuk është pajuar që të vendosë një kandidatë të vetëm për të sfiduar Erdoganin.

Paraprakisht, zgjedhjet e përgjithshme në Turqi ishin paraparë që të mbaheshin më 18 qershor. Megjithatë, aleatët e Erdoganit për javë të tëra kanë lënë të kuptohet se presidenti mund të shpallë një datë më të hershme për zgjedhjet për shkak të festave fetare dhe testeve shkollore.

Të mërkurën, gjatë fjalimit para partisë së tij, ai kujtoi 14 majin e vitit 1950, kur shteti kishte mbajtur zgjedhjet e para të lira. Ato zgjedhje ishin fituar nga Adnan Menderes. Erdogan do të marrë pjesë në këto zgjedhje teksa mbështetja për të ka rënë pas krizës ekonomike e cila bëri që inflacioni të arrinte në 85 për qind vitin e kaluar. /REL

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…