Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të OECD
Në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit 2023, kryeministri Rama zhvilloi një takim me sekretarin e Përgjithshëm të OECD, Mathias Cormann
Teksa ndodhet në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit 2023, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann.
Ai ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram dhe njofton se Mathias Cormann i ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm në Samitin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë.
“Një bashkëbisedim i veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann, i cili me shumë respekt për punën e për progresin e Shqipërisë në rrugën europiane, konfirmoi edhe praninë e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë.” shkruan Rama krahas fotos.