Mitsotakis: “Çështja e detit” me Shqipërinë zgjidhet bazuar në të drejtën ndërkombëtare

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka komentuar çështjen e detit me Shqipërinë gjatë një interviste nga Davos


Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka komentuar çështjen e detit me Shqipërinë gjatë një interviste televizive nga Davos ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Duke folur për CNN, Mitsotakis u shpreh se vendi i tij nuk do të hyjë në luftë me Turqinë, por  problemet duhen zgjidhur duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare, referuar këtu çështjes së detit me Shqipërinë që do të dërgohet në Hagë për vendim.

“Ne nuk do të hyjmë në luftë me Turqinë, edhe pse kemi parë shumë tensione në tre vitet e fundit. Kastellorizo është një nga ishujt e bukur grekë, kemi pasur një sezon shumë të mirë turistik në 2022, turizmi është shumë i rëndësishëm për ekonominë. Ne duhet të diskutojmë me Turqinë si të rritur të arsyeshëm dhe të zgjidhim dilemat tona kryesore, siç është çështja e zonave detare.

Është një çështje e ndërlikuar, për shkak të gjeografisë së Egjeut, por ne kemi zgjidhur probleme të ngjashme me fqinjët tanë. E bëmë me Italinë dhe do ta bëjmë me Shqipërinë. Ne duhet t’i zgjidhim problemet tona bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Ju nuk kërcënoni fqinjët tuaj, i mbani linjat e komunikimit të hapura dhe nuk është kurrë e dobishme të instrumentalizoni çështjet kombëtare për arsye të brendshme. Nuk është një qasje e mirë, sepse po helmoni opinionin publik”, deklaroi kryeministri grek.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…