Hohmann: Deputetët, rol kyç në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann priti dje në Shtëpinë e Europës deputetët e Komisionit të Integrimit Evropian dhe Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann priti dje në Shtëpinë e Europës deputetët e Komisionit të Integrimit Evropian dhe Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Hohmann u shpreh se, anëtarët e Parlamentit luajnë një rol kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Kënaqësi për të prisja dje në Shtëpinë e Europës deputetët e Komisionit të Integrimit Evropian dhe Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Anëtarët e Parlamentit luajnë një rol kyç në procesin e anëtarësimit në BE. Përfaqësuesit e të gjitha partive politike duhet të kenë prioritet kryesor reformat lidhur me BE-në. Delegacioni i BE-së do të vazhdojë të jetë aty për të mbështetur Shqipërinë në këtë detyrë sfiduese”, shkruan ambasadorja Hohman në Twitter.
Kënaqësi për të prisja dje në #EuropeHouse deputetët e Komisionit të Integrimit Evropian dhe Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Anëtarët e Parlamentit luajnë një rol kyç në procesin e anëtarësimit në ??. Përfaqësuesit e të gjitha partive politike duhet… https://t.co/akqCKkLvsZ
— EU in Albania (@EUinAlbania) January 19, 2023
Merrnin pjesë deputetë të mazhorancës dhe të opozitës parlamentare: Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli, Etilda Gjonaj, Eglantina Gjermeni, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Erisa Xhixho, etj.