Me Ronaldon, ambicia gjeopolitike përmes sportit e vendeve të Gjirit nuk fshihet më

Suksesi i Arabisë Saudite për të joshur pesë herë fituesin e Topit të Artë është hapi në realizimin e ambicieve të saj sportive


Nga Romario Ismailaj, AlbanianPost

Një nga yjet më të famshëm të futbollit në botë zbarkoi në kryeqytetin saudit Riad, ku Cristiano Ronaldo u prit në një ceremoni ekstravagante, me fëmijët e emocionuar që mbanin fanellat verdheblu të klubit të tij të ri.

Suksesi i Arabisë Saudite të pasur me naftë për të joshur pesë herë fituesin e Topit të Artë me një kontratë dyvjeçare me Al Nassr FC të mbretërisë është hapi i fundit i monarkisë së Gjirit në realizimin e ambicieve të saj sportive.

Sipas mediave shtetërore saudite, Ronaldo do të fitojë rreth 200 milionë dollarë në vit me Al Nassr, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në botë.

Menjëherë pas nënshkrimit të 37-vjeçarit me Al Nassr, faqja e klubit në Instagram fitoi mbi 5.3 milionë ndjekës të rinj. Faqja zyrtare e internetit ishte e paarritshme pasi kishte shumë trafik, si dhe hashtag-u #HalaRonaldo – Përshëndetje, Ronaldo në arabisht – ishte në trend për ditë të tëra në të gjithë Lindjen e Mesme në Twitter.

Kristiano Ronaldo

Analistët thonë se rekrutimi i tij në Arabinë Saudite është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të mbretërisë për të diversifikuar burimet e saj të të ardhurave dhe për t’u bërë një faktor serioz në skenën sportive ndërkombëtare.

Ajo shihet gjithashtu si një lëvizje e mbretërisë për të forcuar imazhin e saj pasi u njollos nga copëtimi dhe vrasja e kolumnistit të “Washington Post” në vitin 2018, Jamal Khashoggi në duart e agjentëve sauditë, dhe një luftë shkatërruese që filloi në Jemen në 2015.

Kritikët e kanë akuzuar mbretërinë për “sportswashing”, një përpjekje për të ndriçuar reputacionin e dikujt përmes sportit.

“Unë mendoj se Arabia Saudite e di se për të qenë një komb i fuqishëm ndërkombëtarisht, nuk mund të mbështetesh vetëm në fuqin e fortë”, tha për “CNN, Danyel Reiche, një studiues profesor i asociuar në Universitetin Georgetown të Katarit.

“Ju gjithashtu duhet të investoni në fuqinë e butë dhe rasti i Katarit tregon se kjo mund të funksionojë mjaft mirë,” tha ai, duke shtuar se Arabia Saudite po ndjek qasjen e Katarit me sportin, por me një vonesë prej rreth 25 vjetësh.

Katari fqinj është përballur gjithashtu me kritika të jashtëzakonshme që kur fitoi ofertën për të pritur Kupën e Botës FIFA të vitit të kaluar në 2010.

Pavarësisht se shteti më i vogël i Gjirit përballet me akuza të ngjashme për “sportswashing”, turneu është parë kryesisht si një sukses. Kjo jo vetëm për këndvështrimin e botës tjetër për Lindjen e Mesme, por një dorë pozitiviteti i ka dhënë ecuria fantastike e Marokut, si dhe vetë sauditët. Arabia mundi kampionin e ardhshëm të Kupës së Botës, Argjentinën në ndeshjen e parë të grupeve.

Vendet e Gjirit përfshihen në konkurrencë të ashpër për t’u bërë qendrat kryesore argëtuese dhe sportive të rajonit. Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Katari dhe Bahreini, në afërsi të njëri-tjetrit, secila kanë garën e tyre të Formula 1.

Por konkurrenca e tyre nuk ka qenë e kufizuar në rajon. Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë blerë gjithashtu ekipe evropiane në futbolli.

“Riadi po luan me fqinjët që e kanë kuptuar prej kohësh rëndësinë e investimit në sport”, tha Simon Chadwick, profesor i sportit dhe ekonomisë gjeopolitike në Shkollën e Biznesit “SKEMA” në Lille, Francë, veçanërisht pasi burimi kryesor i të ardhurave të tyre- nafta – po shmanget gradualisht.

“Kjo është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të krijuar ekonomi më elastike që bazohen më gjerësisht në industri të ndryshme nga ato që rrjedhin nga nafta dhe gazi”, theksoi Chadwick për “CNN”.

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në Riad

Klubi i ri i Ronaldos, Al Nassr, mbështetet nga “Qiddiya Investment Company” (QIC), një degë e fondit të pasurisë së mbretërisë, Fondi i Investimeve Publike (PIF), i cili ka luajtur një rol kryesor në planet e diversifikimit të Arabisë Saudite.

“Është gjithashtu një shenjë e ndërlidhjes, e globalizimit dhe e hapjes ndaj pjesës tjetër të botës”, tha Reiche i Universitetit Georgetown.

Lëvizja është pjesë e “disa lëvizjeve të profilit të lartë të kohëve të fundit në botën e sportit, duke përfshirë pritjen e kampionatit botëror të boksit për kategoritë e rënda të Andy Ruiz Jr. dhe Anthony Joshua në 2019, dhe nisjen e kampionatit LIV Golf”, tha Omar Al-Ubaydli, drejtor i hulumtim në qendrën e mendimit Derasat me bazë në Bahrein.

“Është një pjesë e rëndësishme e një enigme të madhe që përfaqëson ristrukturimin e tyre ekonomik”, vijoi ai.

Mbretëria ka qenë në një rrugë jo vetëm për të diversifikuar ekonominë e saj, por edhe për të ndryshuar imazhin e saj mes një breshëri kritikash mbi të drejtat e njeriut dhe trajtimin e grave.

Arabia Saudite po pret sot gjithçka, nga zhurmat e shkretëtirës deri te bashkimi me futbollistë të njohur. Argjentinasi Lionel Messi vitin e kaluar nënshkroi një marrëveshje promovuese fitimprurëse me mbretërinë.

I cilësuar si lojtari më i madh në botë, 35-vjeçari Messi përfundoi turneun e Kupës së Botës së Katarit me fitoren e ekipit të tij ndaj Francës.

“Investimi në figura të tilla kyçe globale do të ndihmojë gjithashtu në luftimin e reputacionit prej dekadash të monarkisë si “ultra-konservatore”, tha James Dorsey nga Shkolla e Studimeve Ndërkombëtare në Singapor.

Al-Ubaydli shtoi se mbretëria dëshiron të përdorë sportet ndërkombëtare të profilit të lartë “si një mjet për t’i reklamuar botës hapjen e saj”.

Arabia Saudite bleu klubin anglez të Premier League-s Newcastle United në vitin 2021 përmes një konsorciumi trepalësh, me PIF-in që ishte aktori më i madh. Lëvizja doli e diskutueshme, pasi “Amnesty International” dhe mbrojtës të tjerë të të drejtave të njeriut shqetësoheshin se do të errësonte shkeljet e të drejtave të njeriut në mbretëri.

Puna e Ronaldo-s me Arabinë Saudite tashmë është duke u kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut, të cilët po i kërkojnë futbollistit të “tërheqë vëmendjen ndaj çështjeve të të drejtave të njeriut”.

“Arabia Saudite ka një problem imazhi, veçanërisht që nga vrasja e Khashoggi”, thotë Reiche, suke shtuar se “Por investimet e fundit të mbretërisë në sport dhe argëtim kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit, ndryshimet shoqërore dhe hapjen ndaj botës”.

Arabia Saudite thuhet se po peshon një ofertë për Kupën e Botës 2030 me Egjiptin dhe Greqinë, por ministria e turizmit e mbretërisë vuri në dukje në nëntor se nuk ka paraqitur ende një ofertë zyrtare.

Chadwick beson se marrëveshja e Ronaldo-s me Al Nassr-in, megjithatë, mund të ndihmojë pozitivisht në ofertën e mbretërisë nëse zgjedh që ta ndjekë atë.

Një mënyrë tjetër se si Arabia Saudite mund të përfitojë nga blerja e Ronaldo-s është se do të jetë në gjendje të përmirësojë performancën komerciale, thotë Chadwick, veçanërisht nëse ky bashkëpunim tërheq talente të tjerë ndërkombëtarë.

“Është e rëndësishme të shihet Ronaldo jo vetëm si një instrument gjeopolitik”, tha Chadwick, duke vijuar se “Ka ende një komponent komercial për të dhe për qëllimin që ai pritet të shërbejë në Arabinë Saudite”.

Ajo që tregon lëvizja e Ronaldo-s në Arabinë Saudite është se mbretëria aspiron “të shihet si më e mira” dhe se dëshiron të perceptohet si një “pretenduese dhe një anëtare legjitime e komunitetit ndërkombëtar të futbollit”, tha Chadwick. /Albanianpost.com

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.