Shqipëria ndihmon Kosovën pas përmbytjeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se vendi i tij ka nisur për në Kosovë trupa dhe mjete të Forcave të Armatosura


Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm – që nisën dje – vërshimet kanë prekur disa komuna të Kosovës.

Për t’u dalë në ndihmë banorëve të komunave të prekura, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se vendi i tij ka nisur për në Kosovë trupa dhe mjete të Forcave të Armatosura për t’i mbështetur ata.

“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, shkroi ai më 20 janar në rrjetin social Facebook.

Vërshimet kanë prekur më së shumti komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Istog, duke dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore.

Zyrtarë të komunave më të prekura nga vërshimet kanë thënë të premten se situata është më e qetë.

Qeveria e Kosovës dhe ministria e Punëve të Brendshme thanë më 19 janar se kanë ngritur nivelin e gatishmërisë në të gjitha komunat.

Ndërsa sot, MPB tha se duke pasur parasysh që situata për momentin është më stabile, për shkak të ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe rënies së niveleve të ujërave, ky institucion mbetet i angazhuar të sigurojë rrugët kryesore dhe alternative të qarkullueshme, dhe “në koordinim me Ndërmarrjet Publike, të sigurojë ujë të pijes, si dhe të plotësojë nevojat të tjera të mundshme të qytetarëve nga zonat e vërshuara”.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…