98 vjet më parë, Shqipëria u shpall Republikë Parlamentare

21 janar 1925 – Presidenti i parë i Republikës u zgjodh Ahmet Zogu


Si sot, 98 vjet më parë – më 21 janar 1925 – Shqipëria u shpall për herë të parë Republikë Parlamentare.

Forma e re e qeverisjes së vendit u përligj përmes miratimit të Statutit të Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese, në mars të vitit 1925.

Për detyrën e kreut të shtetit u zgjodh Ahmet Zogu. Statuti sanksionoi konsolidimin e pavarësisë dhe jetësimin e parimeve demokratike kushtetuese.

Postimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

#SiSot, më 21 janar 1925, Shqipëria u shpall për herë të parë Republikë Parlamentare.

Kjo datë ka hyrë në analet e historisë si tregues për vendosjen e republikës së parë shqiptare.

Forma e re e qeverisjes së vendit u përligj përmes miratimit të Statutit të Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese, në mars të vitit 1925.

Për detyrën e kreut të shtetit u zgjodh Ahmet Zogu. Statuti sanksionoi konsolidimin e pavarësisë dhe jetësimin e parimeve demokratike kushtetuese.

Po ashtu, në Statut ligjëroheshin parimet dhe liritë demokratike, sikurse janë ndarja e pushteteve dhe liritë e të drejtat e njeriut.

Një arritje e madhe e kohës ishte miratimi i Kodit Penal. Mandati i presidentit të Republikës ishte 7-vjeçar. Kjo formë republikane e qeverisjes zgjati deri në shtator të vitit 1928.

Më poshtë, dokumenti i korrespondencës së Prefekturës së Durrësit me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Nënprefekturën e Shijakut, mbi dorëheqjen e Iljaz Vrionit dhe formimin e kabinetit të ri me Ahmet Zogun dhe shpallja e Republikës.

Po ashtu, një fotografi nga ceremonia e betimit në Shkodër të ushtrisë para Zogut president.

#ArkivatFrymëzojnë
#ArkivatKujtojnë
#RepublikëParlamentare
#AhmetZogu
#AQSH
#FototekaAQSH

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…