Diplomacia kulturore, “Një histori e shkurtër e Azerbajxhanit”, libri i Dr. Dorian Koçi
Akademia e Shkencave të Shqipërisë bëri promovimin e librit të Dr. Dorian Koçit, “Një histori e shkurtër e Azerbajxhanit”.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë bëri promovimin e librit të Dr. Dorian Koçit, “Një histori e shkurtër e Azerbajxhanit”.
Promovimi u bë në praninë e Anar Hysenov, ambasadori i Azerbajxhanit i akredituar në Shqipëri.
Mori pjesë gjithashtu, deputetja Anila Denaj, kryetare e grupit parlamentar për marrëdhëniet Shqipëri-Azerbajxhan.
Autori i librit, Dr. Dorian Koçi, falënderoi autorët e kumtesave dhe pranishmit për mirëpritjen e librit më të fundit të tij “Një histori e shkurtër e Azerbajxhanit”.
***
Postimi i Akademisë së Shkencave
U promovua “Një histori e shkurtër e Azerbajxhanit” me autor Dorian Koçin
#AShSh
#MHK
#NjëhistorieshkurtëreAzerbajxhanit
Sot, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u bë promovimi i librit të autorit dr. Dorian Koçi “Një histori e shkurtër e Azerbajxhanit”.
Ishin të pranishëm akademikë, profesorë, diplomatë, miq dhe të ftuar.
Promovimi u bë në praninë e z.Anar Hysenov, ambasadori i Republikës së Azerbajxhanit i akredituar në Republikën e Shqipërisë. Z.Hysenov shprehu kënaqësinë e veçantë që mori pjesë në këtë promovim dhe tha se “Ky libër sintetizon historinë e Azerbajxhanit. Është një dritare për lexuesit shqiptarë për të njohur më mirë historinë dhe kulturën e këtij vendi.”
Në promovim folën prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe dr. Adrian Muhaj nga Instituti i Historisë (Akademia e Studimeve Albanologjike).
Znj. Anila Denaj kryetare e grupit parlamentar për marrëdhëniet Shqipëri-Azerbajxhan shprehu kënaqësinë e saj që mori pjesë në promovim.
“Një libër që na ndihmon ta njohim më mirë këtë vend mik, përmes historisë, kulturës dhe traditave. Si anëtare e Grupit parlamentar të Miqësisë, vlerësoj forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, që janë intensifikuar me takimet e nivelit më të lartë. Shpreh bindjen se dy vendet tona do të gjejnë mundësi të reja për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin politik dhe ekonomik.”, tha zonja Denaj.
U theksua se libri “Një histori e shkurtër e Azerbajxhanit”, botuar nga shtëpia botuese “Toena”, vjen si një përpjekje serioze e autorit për të dhënë një këndvështrim sa më të qartë të historisë së Azerbajxhanit në periudha kyçe të tij.
Në këtë mënyrë, republika e Azerbajxhanit vjen akoma më afër terrenit akademik dhe kulturor shqiptar, duke ndikuar që marrëdhëniet midis dy vendeve mike të forcohen akoma edhe më tej.
Azerbajxhan ish-anëtar i Bashkimit Sovjetik, është anëtar i Këshillit Europian që nga viti 2001.
Në përfundim të promovimit autori i librit, dr. Dorian Koçi, falënderoi autorët e kumtesave dhe pranishmit për mirëpritjen e librit më të fundit të tij “Një histori e shkurtër e Azerbajxhanit”.
Dr. Dorian Koçi është drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë, dhe autor i librave “Pikëtakime historike, kulturore, identitare”, “Imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në Angli”, “Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës”, “Tokat çeke dhe shqiptare” ; “Nga Adriatiku në Balltik, udhëkryqe shqiptaro-polake”, etj,..
www.akad.gov.al