Festa e Pranverës, ambasadori Zhou Ding viziton komunitetin kinez që jeton në Tiranë

Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding vizitoi komunitetin e bashkatdhetarëve kinezë që jetojnë në Tiranë


Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding vizitoi komunitetin e bashkatdhetarëve kinezë që jetojnë në Tiranë, duke u shprehur atyre urime me rastin e Festës së Pranverës, duke u dhënë dhurata dhe duke biseduar me ta.

Ambasadori Zhou Ding u shpreh në bisedë se në vitin 2022, Komiteti Qendror i PKK-së me Xi Jinping-un në krye bashkërendoi parandalimin e kontrollin e pandemisë me zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe e udhëhoqi popullin kinez të kombësive të ndryshme të kapërcejë vështirësitë, duke realizuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe duke sjellë përmirësimin e pandërprerë të mirëqenies së popullit. Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së ka hartuar planin e kthimit të Kinës në një vend modern socialist dhe të realizimit të rilindjes së kombit kinez nëpërmjet modernizimit. Ky plan jo vetëm përcakton drejtimin e zhvillimit të Kinës në të ardhmen, por edhe do të promovojë shkëmbimet miqësore e bashkëpunimin ndërmjet Kinës dhe vendeve të ndryshme të botës, duke përfshirë Shqipërinë.

Ambasadori kinez tha se në vitin 2022, marrëdhëniet kino-shqiptare kanë ruajtur prirjen e zhvillimit të shëndetshëm dhe bashkëpunimi dypalësh në fushat ekonomiko-tregtare, arsimore, turistike etj. ka pasur përparime. Në 11-mujorin e parë të vitit të kaluar, vëllimi i tregtisë ndërmjet Kinës e Shqipërisë u rrit 15.24 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, dhe Kina vazhdoi ta ruajë statusin e partneres kryesore tregtare e të investimeve të Shqipërisë. Para dy ditëve, Kina dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e heqjes receproke të vizave, gjë që do të promovojë më tej shkëmbimet njerëzore e bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat. Përfaqësuesi i diplomacisë kineze në Shqipëri shprehu bindjen se, me nxitjen e nismës “Një brez, një rrugë” dhe të mekanizmit të “Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore”, marrëdhëniet kino-shqiptare do të zhvillohen pandërprerë.

Përfaqësuesit e komunitetit kinez në Shqipëri e falënderuan ambasadorin Zhou Ding për urimet e përshëndetjet e ngrohta me rastin e Festës së Pranverës dhe u shprehën se në vitin 2022, atdheu pati rezultate të dukshme në zhvillimin ekonomik e shoqëror. Kinezët jashtë vendit janë të kënaqur për zhvillimin e sukseshëm të Kongresit të 20-të Kombëtar. Në vitin 2023, ata do të punojnë me zell për të dhënë kontributin e vet për zhvillimin e atdheut dhe thellimin e miqësisë kino-shqiptare. (Fani)

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.