FBI gjen dokumente të tjera sekrete në shtëpinë e Presidentit Joe Biden

Punonjësit e FBI-së gjithashtu gjetën shënime me dorë të Biden nga koha kur ai shërbente në administratën e Presidentit Obama.


Byroja Federale e Hetimeve, FBI, ka gjetur dokumente të tjera sekrete në shtëpinë e Presidentit Joe Biden në shtetin Dellauer. Përfaqësuesi ligjor i zotit Biden njoftoi se të premten u zbuluan gjashtë dokumente të reja gjatë një procesi kërkimore prej 12 orësh.

Gjashtë dokumente të tjera, të shënuara si të klasifikuara, u zbuluan të premten gjatë kërkimeve nga Departamenti i Drejtësisë në shtëpinë e Presidentit Joe Biden në shtetin Delaware.

Avokatët e presidentit njoftuan të shtunën se disa nga dokumentet e zbuluara datojnë nga koha kur zoti Biden shërbente në Senat dhe të tjerat gjatë kohës që ishte në postin e nënpresidentit të vendit.

Punonjësit e FBI-së gjithashtu gjetën shënime me dorë të zotit Biden nga koha kur ai shërbente në administratën e Presidentit Obama.

Avokati i presidentit tha se kërkimi filloi pak para orës 10 të mëngjesit të premten dhe përfundoi rreth orës 10:30 të mbrëmjes. Ai shtoi se procesi i kërkimit ishte me bazë vullnetare, në praninë e ekipit ligjor të presidentit dhe përfaqësuesve ligjor të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti dhe bashkëshortja e tij nuk ishin të pranishëm. Lajmi u konfirmua edhe nga zyra e prokurorit të shtetit Illinoi, e cila po shqyrton dokumentet në fjalë. Avokati i Presidentit Biden, Rich Sauber, lëshoi një deklaratë për shtyp:

“Jemi përpjekur të balancojmë rëndësinë e transparencës publike, aty ku është e përshtatshme, me normat dhe kufizimet e vendosura të nevojshme për të mbrojtur integritetin e hetimit. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjatë gjithë rrjedhës së bashkëpunimit tonë me Departamentin e Drejtësisë”.

Grupi i parë i dokumentave u zbulua në nëntor në një zyrë private që përdorte zoti Biden pas largimit nga posti i nënpresidentit. Në dhjetor u zbuluan dokumente të tjera të klasifikuara në shtëpinë e zotit Biden në shtetin Delaware. Gjetjet nuk u bë publike deri në janar.

Mënyra e trajtimit të dokumenteve po hetohet nga një prokuror i posaçëm.

Gjatë një prononcimi për median të enjten, Presidenti Biden këmbënguli se ekipi i tij ligjor po vepron në bazë të ligjit dhe se po bashkëpunon plotësisht me hetimet.

“Nuk jam penduar. Po ndjek këshillat e avokatëve”, tha zoti Biden.

Ligjvënësit republikanë kanë ngritur pikëpyetje ndaj administratës lidhur me transparencën dhe kohën e daljes së dokumenteve.

“Do të përsëris atë që ai (Presidenti) ka thënë disa herë, por në të vërtetë ai i trajton me seriozitet dokumentet e klasifikuara”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre. /VOA

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…