Begaj: Angazhim gjithpërfshirës institucional në funksion të sigurisë kombëtare!

Presidenti Bajram Begaj e ka konsideruar 2022-shin, një vit sfidues dhe të vështirë sa i përket sigurisë kombëtare.


Presidenti Bajram Begaj e ka konsideruar 2022-shin, një vit sfidues dhe të vështirë sa i përket sigurisë kombëtare.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ai theksoi se sulmi kibernetik shkaktoi probleme në infrastrukturat dixhitale.

Kreu i Shtetit u shpreh se, Shqipëria është në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të saj.

“Viti që lamë pas, i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare. Sulmi kibernetik shkaktoi probleme në infrastrukturat dixhitale. Në aspektin rajonal, përpjekje nga shtete me interesa jomiqësore për frenimin euroatlantik të tij.

Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të saj. Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike.

Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve. Angazhimi gjithpërfshirës institucional për të siguruar bashkërendimin dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies”, tha Presidenti Begaj.

Të pranishëm në mbledhje janë kryeministri Rama, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Kreu i SHISH, Oljan Kanushi, si edhe ministrat. I vetmi pjesëmarrës nga opozita është deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj, i cili mori pjesë si nënkryetar i Sigurisë Kombëtare, në mungesë të kryetarit Nasip Naço

Manastirliu: Fjalori i Madh me mbi 120 mijë fjalë, mburojë për pastërtinë e shqipes

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastriliu ishte sot e pranishme në paraqitjen e “Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Manastirliu: Fjalori i Madh me mbi 120 mijë fjalë, mburojë për pastërtinë e shqipes

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastriliu ishte sot e pranishme në paraqitjen e “Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe"