Zv.Kryeministrja Balluku takon Drejtorin e Cybersecurity të Izraelit, Gabi Portnoy
Numri 2 i qeverisë “Rama” takohet me Drejtorin e Përgjithshëm Kombëtar të Cybersecurity të Izraelit, Gabi Portnoy.
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është takuar në Izrael me Gabi Portnoy, Drejtorin e Përgjithshëm Kombëtar të Cybersecurity të Izraelit, një nga partnerët kryesor të Shqipërisë, në këtë fushë kaq kritike.
Numri 2 i qeverisë “Rama”, shkruan se me Z.Portnoy u diskutua për vijimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi si dhe angazhimin e palës shqiptare për ngritjen e kapaciteteve dhe të një mjedisi kibernetik sa më të sigurt.
Postimi i Zv.Kryeministres Balluku
?Izrael, me Z. Gabi Portnoy, Drejtorin e Përgjithshëm Kombëtar të Cybersecurity, një nga partnerët kryesor të Republikës së ??Shqipërisë në këtë fushë kaq kritike këto kohë për ne. Me Z. Portnoy diskutuam për vijimin e ?bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi si dhe angazhimin e palës shqiptare për ngritjen e kapaciteteve dhe të një mjedisi ??kibernetik sa më të sigurtë.
?Izrael, me Z. Gabi Portnoy, Drejtorin e Përgjithshëm Kombëtar të Cybersecurity, një nga partnerët kryesor të Republikës…
Posted by Belinda Balluku on Tuesday, January 24, 2023