SHBA, thirrje Kosovës të pranojë propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i bëri thirrje të martën Kosovës që të pranojë propozimin evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë


Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i bëri thirrje të martën Kosovës që të pranojë propozimin evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në një postim në rrjetin Twitter, zoti Chollet tha se bisedoi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe diskutoi “për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës ta pranojë atë. Një çështje thelbësore ishte bashkëpunimi ynë dhe synimi i përbashkët në avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe euroatlantik”, shkroi ai.

“Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e karakterit shumetnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në kontekstin e dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në vendet e tyre të punës”, shtoi zoti Chollet.

Vizita e së premtes së kaluar në Prishtinë dhe në Beograd nga i dërguari evropian Miroslav Lajçak, ai amerikan Gabriel Escobar dhe të dërguarve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, shënoi rifillimin e përpjekjeve perëndimore për një marrëveshje Kosovë – Serbi, që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë, por përkushtimin e palëve për të mos penguar proceset integruese të njëra tjetrës.

Të hënën presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Serbia do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk pajtohet me propozimin.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill, tha të martën se e mirëpret synimin e Serbisë për të shqyrtuar propozimin evropian.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell ritheksoi të martën se pret “angazhim konstruktiv” të palëve rreth propozimit evropian, ndërsa vlerësoi pozitivisht “ndërhyrjen publike të presidentit Vuçiç për këtë çështje”.

Zoti Borrell nënvizoi rëndësinë që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet që dalin nga bisedimet, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thuhet në një njoftim të Bashkimit Evropian.

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar sërish propozimin si “bazë të mirë për bisedime”, ndërsa nuk ka folur ende për kërkesën e prerë të diplomatëve perëndimorë për themelimin e Asociacionit. Ajo nuk komentoi as njoftimin se ambasada amerikane në Prishtinë ka ftuar në një takim në fund të këtij muaji përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile për të diskutuar këtë çështje.

Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve kryesore euro-perëndimore, pothuajse një dekadë pas një lufte të përgjakshme, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës e mbështetur nga aleatja e saj Rusia dhe për këtë arsye ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. /VOA

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…