Kadare dhe Muzika!
“MUSIC GUIDE” (Udhërrëfyes muzikor) nga vepra letrare e Ismail Kadaresë
Nga Akademik Vasil S. Tole
“KADARE DHE MUZIKA”
“Projekt për një “ MUSIC GUIDE” (Udhërrëfyes muzikor)
nga vepra letrare e Ismail Kadaresë, fragment!
Më poshtë kemi bërjen e një kalimi pothuajse të plotë, në veprën e Kadaresë të botuar deri më tani ku ka lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me muzikën. Ndërtimi për ç’do teksturë, është gjithashtu një prirje për të provuar jo vetëm praninë e kësaj lënde, por atë që këto pjesë pas pjesë, e hap pas hapi, formësojnë projektin e “Udhërrëfyesit muzikor” si një makrostrukturë për të gjithë veprën.
Tekstur 1
Terminologji muzikore si titull:
” Lëkura e daulles” -roman -Gjakftohtësia. Tiranë 1980.
“Toka dhe kënga e Skraparit” – reportazh – Vepra letrare 12.Tiranë 1981.
” Kënga e llamarinës” – poezi – Vepra letrare I. Tiranë 1981.
” Xhuraja” – poezi – Vepra letrare I. Tiranë 1981.
” Ishujt e Italisë” prelud – poezi – Vepra letrare I. Tiranë 1981.
” Kënga e fundit” – poezi – Vepra letrare I. Tiranë 1981.
” Kënga e millonait” – poezi – Vepra letrare I. Tiranë 1981.
” Kitaristi” – poezi – Vepra letrare I. Tiranë 1981.
” Kënga e ushtarëve të vjetër” – poezi – Vepra letrare I. Tiranë 1981.
” Baladë për vdekjen e J.G.” – tregim – Ëndër mashtruese. Tiranë 1991.
” Kënga” – tregim – Vepra letrare 11.Tiranë 1981.
“Ezani i fundit” – n/kapitull -Nëntori i një kryeqyteti. Tiranë 1975.
“ Requiem për verën që shkoi” – roman – Dimri i madh. Tiranë 1977
“Iso për të gjitha pjesët” – roman – Dimri i madh. Tiranë 1977.
“Koncert në fund të dimrit” – roman – Tiranë 1988.
“As skaj,as qendër.Kra-kra”. – roman – Kamarja e turpit.Vepra letrare 9. Tiranë 1989
” Ti qave” – poezi – Ftesë në studio. Tiranë 1990.
” Vajtim për Agamemnonin” – përkthim – Ftesë në studio. Tiranë 1990.
” Baladë popullore” – përkthim – Ftesë në studio. – Tiranë 1990.
” Këngë heroike” – përkthim – Ftesë në studio. – Tiranë 1990.
” Këngë në kufi” – përkthim – Ftesë në studio. – Tiranë 1990.
” Balada e të varurve” – përkthim – Ftesë në studio. – Tiranë 1990.
“Tri këngë zie për Kosovën” – novela – Tri këngë zie për Kosovën .-Onufri 1998.
Tekstur 2: kompozitorët
Orfeu, BAH, Moxart, Bethoven, Shopen,Vagner, List, Shostakoviç.
Tekstur 3: lëndë muzikore
pentagram, nota, ritmikë, polifoni, partiturë, tastierë, disqe, gramafon, magnetofon, tel, foni, etj.
Tekstur 4: interpretët popullorë
rapsod, lahutar, vajtorët, vajtojca, kasnecë, gërnetist, gjëmëmtarët, daullxhi.
Tekstur 5: interpretët në përgjithësi
orkestrant, kor antik, kor, krahu i pianistit kinez, fanfarë, muzikant,tenor, fisarmoniçist, orkestër, bariton, kompleks xhazi, violinist, bandë muzikore, xhezbandist, etj.
Tekstur 6: vegla muzikore popullore
Lahutë, gërnetë, daulle, lodër, dajre, def, zë, (zëri i birbilit,) qemane, fyell, xhura, gusla.
Tekstur 7: instrumenta në përgjithësi
fisarmonikë, mandolinë, kitarë, piano, piano me bisht, këmbanë, bariton, trumpetë e Allahut, violinë, tunxhi, bori e Xhebrailit, gong, xhez, zile, violonçel.
Tekstur 8: format dhe gjinitë muzikore popullore
nina-nana, ep, epos, vajtim, avaz, ezan, majekrah, ligje nënash, kaba, këngë, ( këngë bulkthi, kënga e Urës së Qabesë, këngë grarishte, këngë popullore, këngë hajdutësh, këngë budallaqe, këngë mode, këngë e moçme, këngë ushtarësh, këngë polifonike, këngë e re, këngë sovjetike), gjëmë (gjëmë burrash, gjëmë e zezë).
Tekstur 9: forma dhe gjini të tjera
serenatë, romancë, baladë, tango,tuist, rock and roll, uverturë, opera, fugë, requiem, meshë (De Profundis), marsh (marshi i brigadës x) rapsodi, (rapsodi epike), koncert ( koncert në fund të dimrit), simfoni (simfonitë e njëfarë Bethoveni), himn ( himne të vjetra, himne turme, himni i flamurit, himnet makabre të erinive).
Tekstur 10: institucione
daullet e shiut, kulla e daulleve, njeri me këngë( Gjon Mokrari, kapedani Çelo Karafil Plaku, Babë Vuçiterni, stërnipi i Balshajve), muzikë dhome, iso, muzikë simfonike, nënkomisioni i ahengjeve, kryetar i Lidhjes së muzikantëve, Opera e Berlinit, shkollë muzike, teatri i operas, festival, festivali folklorik kombëtar, kompozitor, Instituti i folklorit, Drejtoria e 22 e muzikës etj.
Tekstur 11: neologjizma
epevent, amane, kryeçengije, këngë me avaz, kujë pa zë, zhurmë zërash, kuje brenda kujes, zile-klithmë, gjëmshme, vaja e vjetër, zhurmëri e shurdhër, zëthianës, Fushavajës , rrokavajshëm.
Tekstur 12: përdorime fjalësh me origjinë paramuzikore
krokramë, krokëllitje (sorash), lehje (qensh), piskamë( e erës), gjëmim, uturimë (përroi) klithmë (qyqesh, zogu, kukuvajkash,) kujë (kujë uniforme), sokëllimë, rropamë, rrapëllimë, bubullimë, tring-tring-tring, ulërimë, shakullimë (ere), hingëllimë, kuisje, tringëllimë, e qarë (e qarë me “bot”, qaj me dyzet palë lot), rënkim, (qeni), kuitje, ulurimë ulkonje, zallahi, pëllitje, katraurë, gërnjë skëtere,
Tekstur 13: onomatope:
xër-xër, ha-ha-ha,kra-kra, tang-ting-tong, la-la-la, oooua-ouuua-uuu, trak a trak, vu-vu-vu, blla-blla-blla,bum-bum-bum, tang-tang-tang, oi-oi, trak-truk,ouua-oooua-ouaaa, krak-kruk, hu-hu-hu, bam-bara-bam, trala-la, dum-dum-dum, tara-tatata-ratata.
Tekstur 14: atelie muzikore e përgjithshme
çaste big-bangeske, artist, këmbanë tragjike, vërshëllej, tinguj (tinguj muzike tinguj magnetofoni, tinguj mbinjerëzore), tingëllime, klithmë lokomotivash, lutje, muzikë funebre, nota muzike, këmborë ritmesh, himni “Lindja është e kuqe”, tingull si tunxh, World is murmuring, këndo, afishe koncerti, muza, këmbora e dashit, lodron, buçimë në vesh, vikamë, melodi, revolucion kulturor, qaj me lot, prova kori, drejtori e muzikës, këngëtim, cjapkëngë, cjapkëndues, vajtime korale, ahengje, zgavër lahute, kushtrim, kujë madhështore, jehonë, muzikë vallzimi, këmbanoret e kishave, simfoni e nëntë, çukitje qukapikësh, ritëm limontie, “Dalngadalë po vjen behari”, delegacion i orkestrave popullore të rajoneve, muzikanti i vjetër G.K, timpan i veshit, portat e këngës, tel i lahutës, tel violine i këputur, gjëmimi i një orkestre,sallë koncertesh, motive epike, iskanditi, ( me këndue), muzë poetike, këputje në zë, muzikë e rëndë, korale, ritëm i gëzuar, këmbanare, binte muzikë, buçimë, me të qarë, fjalët e këngës, kumbon, zë gurmazi që dredh xhamat, tela violinash, kumbim, muzikë lufte, këndo o muzë, tinguj bronxorë, “Lahuta e Malcis”, strofa këngësh, melodi nëpër erë, konvikt i nxënësve të muzikës, ” O Sole mio”, perandori shurdhe, motiv borie, ( i shkruar në pentagram-shënimi ynë) finale opere, internacionale, dita e zogjve, Vagner, muzgu i perëndive, molisje e melodive, tringëllim, libret opere, në dritaret e veriut tjetër muzikë dhe tjetër në qelqet e jugut, muzikat, këndonin gjinkallat, artistët e Operas e të Baletit, shkopa daulleje, nga muzika-kryqi a vdekja do të nxjerr, aheng, copëz melodie, muzika vazhdon të bjerë, vërshëllen me njëmijë gjuhë era e shkurtit, etj.
www.odeacademy.org
Shih Agron Fico http://telegraf.al/analize/kadare-dhe-muzika-prof-dr-agron-f-fico-ne-korpusin-letrar-te-kadarese-romani-kronik-ne-gur-e-afirmoi-si-shkrimtar-dhe-gjirokastren-e-futi-ne-harten-e-botes-sfida-shkencore-nga-vasil-tole-ken/
Shih Shaban Sinani për librin “Kadare dhe Muzika”: http://www.gsh.al/2019/06/25/disa-shenjime-per-librin-kadare-dhe-muzika-te-vasil-s-toles/
Shih Edison Ypi për librin “Kadare dhe Muzika”: https://shqiptarja.com/lajm/edison-ypi-libri-degjohet
Shih Klara Kodra për librin “Kadare dhe Muzika”: http://www.shqiperia.com/blog/per-vepren-e-akademikut-vasil-s-tole-kadare-dhe-muzika/
Shih Dorian Koçi për librin “Kadare dhe Muzika”: http://www.gazetadita.al/shtegtimi-i-tingujve-muzikore-ne-vepren-letrare-te-kadarese/
Shih Afrim Shabani për librin “Kadare dhe Muzika”: http://gazetashqiptare.al/2020/08/28/kadare-dhe-muzika-te-germosh-dosjen-h/?fbclid=IwAR3hr1rcDKHwUpKf8s0cu8KLf0Ti1CfOxA42I3Zn2HRJmkIPzciLY4XFGjk