Francë, valë e re protestash kundër reformës në sistemin e pensioneve

Sondazhet tregojnë se një shumicë e konsiderueshme e francezëve e kundërshtojnë reformën


Punëtorët grevistë ndërprenë dërgesat e rafinerisë franceze, transportin publik dhe shkollat të martën në ditën e dytë të protestave mbarëkombëtare kundër planit të Presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension.

Turma të mëdha njerëzish marshuan nëpër qytete në të gjithë Francën për të denoncuar një reformë që rrit moshën e daljes në pension me dy vjet, nga 62 në 64 vjeç. Kjo është një provë për aftësinë e presidentit Macron për të çuar përpara ndryshimet pasi ai nuk e ka më shumicën në parlament.

Vetëm një në tre trena të shpejtësisë së lartë funksionuan të martën, ndërsa numri e tranave lokal në qarkullimi ishte edhe më u vogël. Kjo shkaktojë rrëmujë të madhe në sistemin e transportit të trenave në Paris.

Duke marshuar me pankarta me mbishkrimet “Jo reformës” odhe “Nuk do të dorëzohemi”, shumë protestuesë thanë se do të dilnin në rrugë derisa qeveria të tërhiqej.

“Ne nuk do të punojmë deri në moshën 64 vjeçare!” tha shoferja e autobusit Isabelle Texier në një protestë në Saint-Nazaire, një qytet pranë brigjeve të Oqeanit Atlantik.

“Për presidentin është e lehtë. Ai ulet në një karrige … ai mund të punojë deri në moshën 70 vjeçare”, tha ajo. “Ne nuk mund të kërkojmë që ata që merren me instalimin e çative të punojnë deri në moshën 64 vjeçare. Kjo nuk është e mundur”.

Sondazhet tregojnë se një shumicë e konsiderueshme e francezëve e kundërshtojnë reformën, por Presidenti Macron synon të mos heqë dorë nga qëndrimi i tij. Reforma është “jetike” për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve, tha ai të hënën.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë franceze të Punës, reforma e sistemit të pensioneve do të sillte 19.18 miliardë dollarë shtesë në kontribute vjetore për buxhetin e pensioneve. Sindikatat thonë se ka mënyra të tjera për të rritur të ardhurat, si rritja e taksave për super të pasurit dhe t’u kërkohet punëdhënësve ose pensionistëve të pasur të kontribuojnë më shumë.

“Kjo reformë është e padrejtë dhe brutale”, tha Luc Farre, sekretar i përgjithshëm i sindikatës së nëpunësve civilë. Sipas të dhënave të kompanisë elektrike franceze EDF, furnizimi me energji elektrike franceze shënoi një rënie me rreth 5 për qind ose 3.3 gigavat pasi punëtorët në reaktorët bërthamorë dhe termocentralet e vendit iu bashkuan grevës.

Kompania “TotalEnergies” tha se dërgesat e produkteve të naftës nga qendrat e saj franceze ishin ndërprerë, por nevojat e klientëve u plotësuan.

Qeveria bëri disa lëshime gjatë hartimit të legjislacionit. Presidenti Macron fillimisht kishte kërkuar që mosha e daljes në pension të rritej në 65 vjeç, ndërsa qeveria po premton gjithashtu një pension minimal prej 1200 eurosh në muaj.

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…