Guvernatori Sejko: Inflacioni do të ulet gradualisht përgjatë vitit 2023

Banka e Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin e 2.75%.


Banka e Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin e 2.75%. Në një konferencë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se inflacioni do të ulet gradualisht përgjatë vitit 2023, ndërsa pritet që të shkojë në objektiv në vitin pasardhës.

Sipas tij, në dy muajt e fundit të 2022-it, inflacioni pësoi një rënie të lehtë, e cila u pasqyrua në uljen e çmimit të karburanteve dhe disa produkteve ushqimore.

Sejko: Përditësimi i parashikimeve, rikonfirmon se inflacioni do rikthehet në objektiv në muajt e parë të vitit 2024. Inflacioni i çmimeve erdhi në rënie gjatë 2 muajve të fundit në vitin 2022. Norma e inflacionit zbriti në 7.4%. Rënia e inflacionit pasqyroi rënien e çmimit të naftës dhe disa produkteve ushqimore.

Aktiviteti ekonomik vijoi të rritet gjatë gjysmës së vitit 2022. Rritja ekonomike u mbështet nga zgjerimi i aktivitetit të shërbimeve dhe ndërtimit, ndërsa sektori i bujqësisë mbeti i pandryshuar. Rritja ekonomike u ushqye nga rritja e konsumit familjar. Punësimi u rrit me 4.2%, papunësia ra në 10.6%.

Ecuria pozitive e tregut të punës tregon premisa për qëndrueshmërinë në të ardhmen. Normat e interesit të depozitave bankare ka ardhur në rritje. Niveli i tyre mbetet stimulus për rritjen e investimeve. Ndonëse në ngadalësim, kredia në privat ka ardhur në norma pozitive. Kursi i këmbimit ka shfaqur tendenca forcimi në krahasim me ato ndërkombëtare. Inflacioni do të bjerë gradualisht në vitin 2023. Ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet, ndërsa treguesit financiar do qëndrojnë në kontroll.

Rënia e inflacionit do pasqyrojë rënien e inflacionit në tregjet ndërkombëtare. Rritja ekonomike e vendit mbetet në territor pozitiv, e ushqyer nga bilancat pozitive të tregut privat. Ritmi i rritjes ekonomike pritet në një ngadalësim të lehtë në vitin 2023.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e 2.75% dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë 1 ditore 3.75%, normën e interesit të depozitës 1 ditore në nivelin e 1.75%. Këshilli Mbikëqyrës konfirmon se presionet e larta inflacioniste mbeten rreziku kryesor për rritjen e ekonomisë së vendit.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.