“Rikthimi”, një roman i skalitur me dashuri
“Rikthimi” -romani i shkrimtares Entela Kasi lidhet me kujtesën. Nëse ka përtejetë ajo është kujtesa.
Nga Prof. Dr. Flamur Shala
“Rikthimi” -romani i shkrimtares Entela Kasi lidhet me kujtesën.
Nëse ka përtejetë ajo është kujtesa.
Nuk mund të jemi pa kujtesë.
Përmes saj jetojmë sot dhe me të kaluarën, me ata që i patëm, me historitë, luftrat, paqet, përparimin, qytetërimin.
Kujtesa mban ekuilibrin, por edhe mund të çekuilibrojë të tashmen dhe të ardhmen. Njeriu, duke mos parë përtej dritës, jo rrallë nënshkruan “marrëveshjen e errët”.
Kujtesa është njerëzore. Argumenti e bën të skalitur, fuqi të së vërtetës. E vërteta objektive është thesar që e do secili. Njeriu e ruan e fsheh herë e gropos.
E vërteta njerëzore është vetë hyji, është fshehtësia që nuk e dimë, është mbinjerëzore.
Mbinjerëzorja e së vërtetës njerëzore, përherë e lë njeriun të papërsosur, “përballë madhështisë tepër I vogël, kokërrizë rëre nën lëkurë të tingullit është”.
Personazhet qendrore Hannah K. dhe Mad R, janë sa dëshmitarë të historisë po ashtu të lidhur fort në të njëjtën gjuhë komunikimi e cila i bën të jenë thuajse simbolika e fatit tragjik të etnisë mbi të cilën është kryer gjenocidi dhe masakrat.
Me këtë simbolikë ky roman mbetet njëherazi humanist dhe politik.