Yehuda Amichai: Jerusalemi, vendi ku të gjithë kujtohen!

E përkthyer mjeshtërisht prej shkrimtarit të njohur Lazër Stani, poeti izraelit Yehuda Amichai, vjen në shqip me këtë poezi të bukur.


Nga Lazër Stani

E përkthyer mjeshtërisht prej shkrimtarit të njohur Lazër Stani, poeti izraelit Yehuda Amichai (1924-2000), vjen në shqip me këtë poezi të bukur.

Yehuda Amichai ishte një nga të parët që shkroi në gjuhën hebraike bisedore në kohët moderne. Amichai u nderua me Çmimin Shlonsky 1957, Çmimin Brenner 1969, Çmimin Bialik 1976 dhe Çmimin Izrael 1982.
________________________

Yehuda Amichai:

* * *
Jerusalemi, vendi ku të gjithë kujtohen
Se kanë harruar diçka,
Po nuk e mbajnë mend se çfarë.

Dhe që të kujtohem unë,
fytyrën time vesh me fytyrën e tim eti.

Ky është qyteti im, ku rezervuarët e shpresës mbushën
Si bombulat e zhytësve me oksigjen.

Shenjtëria e tij
Nganjëherë shndërrohet në dashuri.

Dhe pyetjet që bëhen në male
Janë gjithmonë të njëjtat: E ke parë kopenë time?
Bariun tim e ke parë?

Dhe dera e shtëpisë sime rri hapur,
Si varri nga u ngritëm.

Lexo më shumë nga

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…