2300 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban.
Më shumë se 2300 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjësit.
Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.
Numri i personave që kanë vdekur në Siri si pasojë e tërmetit të mëngjesit të sotëm ka shkuar në 830, sipas shifrave të cituara nga agjencia e lajmeve AFP. Kjo shënon një rritje të konsiderueshme duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në Siri dhe Turqi në rreth 2,300.
Numri i të vdekurve në Turqi është rritur gjithashtu në më shumë se 1,498