Hohmann: BE, 15 milionë euro Shqipërisë për dixhitalizimin

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann ishte e pranishme ditën e sotme në Konferencën për Sigurinë Kibernetike


Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann ishte e pranishme ditën e sotme në Konferencën për Sigurinë Kibernetike.

Gjatë fjalës së saj, ajo vlerësoi se sulmet kibernetike të vitit të shkuar në vendin tonë nxitën partnerët ndërkombëtarë që të qëndrojnë përkrah Shqipërisë, duke ofruar mbështetje në mënyrë të menjëhershme.

Ambasadorja tha se ndihma e Bashkimit Europian për dixhitalizimin në Shqipëri, gjatë viteve të ardhshme, kap vlerën e 15 milionë eurove.

“Sulmet e bëra vjet bënë mjaft dëm. Nxitën partnerët që të qëndrojnë krah Shqipërisë. Ju keni parë jo vetëm SHBA-në, Izraelin, BE që u përpoqën ti kundërvihen këtyre sulmeve. Edhe BE solli ekipin e vet, ata erdhën dhe dalluan diçka të re, se BE ishte këtu duke mbështetur ndërtimet dhe sigurinë dixhitale. Kishim kohë që merreshim me këtë fushë. 

Nuk duam të japim zgjidhje të momentit por afatgjatë. Ndihma jonë përkrahjen e dixhitalizimit shkon në shifrën e 15 milionë euro në vitet e ardhshme. Kjo është një detyrë që të gjithë duhet ta marrim shumë seriozisht. Zbatimi është gjë e rëndësishme se do të përmbajë elementë të gjërave që duhet bërë. AKSHI duhet të përmirësojë kapacitete e veta.

Duhet të përmirësojë rolet e veta për mbikëqyrjen e fushës kompjuterike, këtu kërkohet edhe bashkëpunimi i institucioneve që merren me këto pasi siç e dini sistemet e IT janë aq të forta saç është hallka më e dobët që kanë. Kështu që po u prish hallka më e dobët prishet edhe zinxhiri. Futja në këtë nisëm e sektorit privat është shumë e rëndësishme sepse kufiri shkon te shërbimet qeveritare por këto sulme mund të ndodhin në çdo nivel. 

E njëjta gjë vlen dhe për policinë e shtetit, ndërtimi i kapaciteteve të nevojshme teknologjike është shumë i rëndësishëm për të gjitha këto sektorë. Kompanitë duhet të kenë kërkesa të tjera në lidhje me sigurinë kompjuterike, harmonizimi i strukturave ligjore do të jetë sfidë.”– tha ambasadorja.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.