Siguria kibernetike, përgjegjësi sovrane e Republikës së Shqipërisë

Mesimet e nxjerra të Tiranës zyrtare mbas sulmit kibernetik të Iranit ndaj sistemeve dixhitale të Republikës së Shqipërisë


Nga Gjeneral ® Piro Ahmetaj

Në përgjigje të interesimit të disa mediave rreth reagimit dhe mesimet e nxjerra të Tiranës zyrtare mbas sulmit kibernetik të Iranit ndaj sistemeve dixhitale të Republikës së Shqipërisë, në vijim gjeni një përmbledhje me peshime strategjike:

Para së gjithash, përtej dhe përfshi për rastin konkret, ku sistemet dixhitale të një shteti (R.Sh)  sulmohen nga një shtet tjetër (Irani), më duhet të paraqes një opinion të zgjeruar PSE (?) vendet kanë jo vetëm përgjegjësinë dhe në të drejtën sovrane për të reaguar ndaj sulmeve kibernetike?

Së pari, mbas viteve 2000, kërcënimet kibernetike janë të konsideruara në toplistën e rreziqeve asimetrike ndaj stabilitetit, për rrjedhojë edhe ndaj sovranitetit kushtetues të çdo vendi më vete, ndaj Aleancës Transatlantike (NATO) dhe jo vetëm.

Mbas Samitit të Çikagos 2012, NATO ka bërë përpjekje për t’i konsideruar sigurinë kibernetike si pjesë të artikullit 5, ose si përgjegjësi e mbrojtjes kolektive. Ndërkohë, ka zhvilluar projekte, kapacitete dhe aktualisht zotëron aftësi operacionale për mbrojtjen kibermetike “vetëm të sistemeve dixhitale të NATO-s”, qofshin ato të instaluara në Bruksel, në instalimet e kohës së paqes apo në 30 vendet anëtare (përfshi në R.Sh)!

Si dëshmitar/ekspert teknik i këtyre përpjekjeve, e përsëris se përfshirja e sigursisë kibernetike brenda “Ombrellës së përgjegjësive të NATO-s” (artikulli 5), do të transformonte nga themelet Marrëveshjen e Washintonit (1949) si dhe përballjen e Aleancës me kërcënimet e gjeneratës së shekullit 21/22.

Ndërsa “dështimi” i kësaj përpjekje (nëse do e quanim kështu), ndërlidhet jo vetëm me barrën e jashtëzakonshme financiare (Triliona Dollarë) të sistemeve të mbrojtjes nga sulmet kibernetike, por edhe me konkurrencën mes USA, UK, Gjermanisë, Francës, etj. për prokurimet e sistemeve nga industritë ushtarake respektive si dhe me traditën hezituese të Agjencive të Inteligjencës për të ndarë informacione me peshë, gjeopolitike dhe strategjike njëherësh.

Gjithsesi, shpresoj nuk do jetë shumë vonë, pasi përfshirja e sigurisë kibernetike brenda artikullit 5 të NATO-s do të imponohet nga dinamika e lartë e ndryshimit të gravitetit të kërcenimeve në mjedisin e “erës së re të sigurisë”!

Gjithesesi NATO, do duhet të mbështesë vendet anëtare me mesazhe solidatiteti dhe asistencë teknike, si në rastin e sulmit kibernetik të Iranit ndaj RSh, kur Sekretari Stoltenberg, e konfirmoi menjëherë mbështetjen e saj.

E lexuar nga konteksti i sipërpërmendur, besoj del edhe më e qartë që çdo vend i NATO-s, ka përgjegjësinë dhe të drejtën sovrane për të zhvilluar strategji, programe, kapacitete, struktura, infrastruktura dhe rregulla angazhimi për mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike.

Por, më duhet ta bëj të qartë se ndërtimi i kapaciteteve për mbrojtjen kibernetike është një ndërmarrje shumë e vështirë dhe me kosto pothuaj të pamundur për t’u përballuar jo vetëm nga vendet e vogla të ngjashme me vendin tonë.

Po ashtu, përfitoj nga ky rast, për t’ju përgjigjur një shqetësimi publik në 10 vitet e fundit (nga kur Qeveria Berisha në marrëveshje me USA, pranoi valën e parë të opozitarëve Iranian: “në rast se regjimi i Iranit do guxonte të ndërmerte sulme terroriste kundër Muxhahedinëve (MEK) të akomoduar në territorin e RSh, pa asnjë mëdyshje (rasti i 11 shtatorit në kullat binjake) do të konsiderohej/t sulm ndaj sovranitetit të RSh dhe çdo vendi të NATOs dhe do të merrte përgjigjen shpaguese nga fuqia ushtarake e Aleancës Transatlantike (NATO/SHBA).

Së dyti, prandaj, gjykoj se mbështetur në të drejtën sovrane, Tirana Zyrtare vendosi me te drejte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin si kundërpërgjigje proporcionale ndaj sulmit kibernetik të kryer në muajin korrik ndaj infrastrukturave dixhitale të RSh.

Përtej definicioneve të kujdesshme diplomatike, nga ana e sigurisë strategjike: një sulm kibernetik (në këtë rast i provuar edhe nga agjencitë prestigjioze të inteligjencës), përbën mbi të gjitha kërcenim serioz ndaj stabilitetit dhe Sigurisë Kombëtare të një vendi sovran”, në këtë rast ndaj RSh. Nuk besoj se as udhëheqësit, strategët apo diplomatët e regjimit të Iranit të kenë kundërshtime thelbësore ndaj këtij përcaktimi të gjithëpranuar botërisht?!

Parë kështu, “reagimin e fortë”, i Qeverisë RSh për ta larguar brenda 24 orëve prezencën diplomatike të Iranit nga Tirana, e gjej jo vetëm të legjitimuar brenda kornizës kushtetuese të RSh, por edhe të drejtë sovrane, të mirëpeshuar si dhe të koordinuar në raport me parimet e integritetit të çdo vendi të NATO-s dhe jo vetëm.

Së treti, nuk ka vend as për politizimin, as për triumfalizëm as për kapitalizmin e suksesit, pasi në rastin më të mirë institucionet dhe Agjensitë përgjegjëse kanë përgjegjësi tē përmbushin detyrën kushtetuese ndaj stabilitetit, sovranitetit, sigurisë dhe interesave kombëtare.

E thënë më drejtpërdrejt, edhe pse si ekspert i mirëkuptoj shumë mirë vështirësitë deri në pamundësi për të parandaluar me garanci 100 % rreziqet kibernetike, Qeveria dhe Institucionet përgjegjëse, në bashkëpunim me ato homologe të SHBA, Izraelit, etj, (si parandalimi i sulmit terrorist në stadiumin e Shkodrës) do të duartrokiteshin me meritë nga shqiptarët nëse do ta kishin parandaluar në kohë edhe këtë sulm.

Nga ana tjetër, duhet nënvizuar jo vetëm për komunitetin e sigurisë, se duke iu bashkuar me kurajë programeve të SHBA, apo Izraelit që ështe vend elit në këtë fushë, betejën kundër regjimit të Iranit (duke strehuar oponentët e regjimit të Iranit), akt që në fakt nuk e ka bërë as Franca, as Gjermania, as Suedia, etj. Prandaj është fare e thjeshtë që bashkë me përfitimet nga statusi i aleatit të privilegjuar, apo strategjik siç e vetëquajmë shpesh, Shqipëria ka marrë mbi vete edhe peshën e rreziqeve nga regjimi i Iranit.

E parë nga ky këndvështrim, mendoj se SHBA e ka përmbushur “detyrimin” duke e kompensuar Shqipërinë e vogël në raport me peshën e madhe të kërcënimeve që ka marrë duke ju bashkuar interesave gjeopolitike në luftën kundër regjimit Iranit dhe në çdo rast tjetër të ngjashëm.

Për më konkretisht, përveç qëndrimeve diplomatike, SHBA dhe Izraeli do të duhet ta mbështetes RSh për projektin e mbrojtjes kibernetike me asistencë teknike, ekspertizë etj, por edhe me sisteme, trajnime dhe financime duke e vendosur në krye të listës së bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Së katërti, përtej modestisë së tepruar, nuk bashkohem aspak as me privatizimin politik, as me teoritë konspirative të Haxhiqamilëve modernë dhe as me opinionistët e gjithëditur.

Ajo që dua të shtoj nga kapaciteti i ekspertit për të peshuar rreziqet ndaj sovranitetit dhe interesave kombëtare, është që faktorët politikë dhe shtetërorë, nuk do duhet kurrsesi të demonstrojnë protagonizëm, në luftën ndaj regjimeve që gjithsesi kanë peshë dhe mundësi të konsiderueshme për të kërcënuar apo qoftë edhe dëmtuar interesat e vendit tonë jo vetëm në planin e sigurisë kibernetike, por dhe më gjerë.

Së pesti, vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përpjekje serioze, e finalizuar me “Marrëveshjen për Sigurinë Dixhitale”, e nënshkruar në janar 2022 me Kompaninë elitare, JC Jones Cybersecurity, që drejtohet nga gjenerali i James Jones, ish-Komandant i NATO-s, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare gjatë Presidencës Obama etj.

Gjithësesi mbetet emergjente që edhe mësimet e nxjerra nga ky rast të shërbejnë si një kambanë e fortë alarmi, për të zhvilluar strategji aplikative (jo letra inventar/dekor për zyrat e shtetarëve të radhës); modernizuar sistemet, aftësitë mbrojtëse, si dhe kulturën e bashkëpunimit mes institucioneve dhe strukturave përgjegjëse ndaj kërcënimeve kibernetike dhe jo vetëm.

Në shtesë, përfitoj nga ky rast, që të rekomandoj edhe më fort Autoritetet Shtetërore në Tiranë dhe Prishtinë që brenda Platformës: “dy shtete sovrane, një komb i vetëm”, do të duhet të jetësohet si një projekt shembullor i përbashkët për sigurinë kibernetike mes RSH dhe asaj Kosovës (për më tepër se ky projekt është jashtë kornizës së artikullit 5 të NATO-s).

* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, 
Anëtar i Bordit të Israel House Albania, si dhe Ish:
Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…