103 vjet më parë, Tirana u shpall kryeqyteti i Shqipërisë
Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë, 103 vjet me pare, më 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës.
Nga Saimir Z. Kadiu
103 vjet më parë!
Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë, 103 vjet me pare, më 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytetin me bujar te Shqiperise me 11 SHKURT 1920.
Nderim dhe mirenjohje te pafund per Tiranen dhe bujarine tiranase!
“TIRANES” ( poezi nga Xhabir Tabaku)
Ashtu e heshtun na pret
jabanëve të çdo lloji…
nuk turfullon,
asnjë ankesë
dhe sofrën shtron.
spitalesh të pistë
shqiptarët nga an’ e anës
të renkojnë sëmundjet e veta
e ti thith në heshtje duhanin që të djegin turinjve,
thanë pështymën që të lëshojmë trotuareve
dhe shurrët parqeve, blijve.
Tiranë;
ti shpirti
i një kombi mosmirnjohës
që të vjen në shpi,
të poshtnon
të dhjet,
të kurvëron
e të flet me arrogancen e ardhacakut amoral.
Tiranë…
kërthiza e papreme e popullit tem,
sisë plot tamël
e nan’
për ne të tan’.
-pse s’të duam sa na do?