Makron nderon Zelenskin me “Medaljen e Kryqit të Madh të Nderit”

Por ka një problem: edhe presidenti rus, Vladimir Putin, ka të njëjtën medalje nga presidenti i Francës


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, është nderuar me Medaljen më të lartë të Nderit të Francës.

Por ka një problem: presidenti rus, Vladimir Putin, ka të njëjtën medalje.

Presidenti francez Emanuel Makron, mbërtheu Medaljen e Kryqit të Madh të Nderit rreth krahërorit të Zelenskyt, pasi të dy u takuan në pallatin presidencial francez të enjten, një veprim që Macron tha se kishte për qëllim të tregonte “njohjen e Francës” për trimërinë e Ukrainës që kur Rusia e pushtoi atë gati një vit më parë.

Zelensky, dhëtimin e tij të dytë jashtë vendit që nga pushtimi rus, u takua më 8 shkurt në Paris me Macronin dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Disa ligjvënës dhe aktivistë francezë i kanë bërë thirrje Macronit të revokojë nderin që i është bërë Putinit me të njëjtën medalje, për shkak të luftës.

Macron nuk e përjashtoi mundësinë e heqjes së nderit të dhënë Putinit nga presidenti i atëhershëm, Zhak Shirak, në vitin 2006.

Macron u tha gazetarëve të premten se një vendim i tillë “ka kuptim serioz dhe duhet të merret në momentin e duhur”.

Ai vuri në dukje se e ka anuluar nderin edhe në të kaluarën.

Macron ia hoqi mirënjohjen e lartë producentit të Hollivudit, Harvey Weinstein, pas akuzave të për abuzime seksuale kundër tij në vitin 2017.

Çiklistit dhe ish-yllit të Tour de France, Lance Armstrong, iu hoq gjithashtu kjo mirënjohje./REL

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!