Nikolla: Arsimi dhe shkenca janë motori i zhvillimit të shoqërisë!
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë: 11 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, shkruan se sot, është Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë.
“Arsimi dhe shkenca janë motori i zhvillimit të shoqërisë, por ky motor e zhvillon shoqërinë, fuqizon ekonominë dhe rrit mirëqenien shumë më shpejt, nëse gratë dhe vajzat përfshihen gjerësisht në arsimin dhe kërkimin shkencor”, shkruan Nikolla.
Postimi i Kryeparlamentares Nikolla
11 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë.
Një rast për të kujtuar se arsimi dhe shkenca janë motor i zhvillimit të shoqërisë, por ky motor e zhvillon shoqërinë, fuqizon ekonominë dhe rrit mirëqenien shumë më shpejt, nëse gratë dhe vajzat përfshihen gjerësisht në arsimin dhe kërkimin shkencor.
Arsimimi i grave dhe vajzave ka efekte të shumëfishta në arsimimin e popullsisë.
Prandaj ngushtimi i dallimeve gjinore në arsim dhe shkencë nuk është një luks për gratë dhe vajzat, por një kërkesë jetike për shoqërinë dhe vetë shkencën.
Treguesit optimistë të pjesëmarrjes së grave e vajzave shqiptare në arsim e shkencë, duhet të “përkthehen” më mirë në një cilësi më të lartë dhe impakt më të dukshëm në shoqëri.
Nderim për gratë dhe vajzat, shkencëtare të talentuara të Shqipërisë!
11 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë.
Një rast për të kujtuar se arsimi dhe shkenca janë motor…
Posted by Lindita Nikolla on Saturday, February 11, 2023