Siguria kibernetike, Mbretëria e Bashkuar i ofron ndihmë Shqipërisë
Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK, Igli Tafa, takim me të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lordin Stuart Peach.
Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK, njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera të sigurisë, u takuan me të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lordin Stuart Peach.
Tafa shpalosi vizionin e ri strategjik në funksion të rritjes së sigurisë në ekosistemin kibernetik në Shqipëri, në një kohë kur siguria kibernetike është prioritet i Qeverisë Shqiptare.
I pranishëm ishte dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith.
Postimi nga Autoriteti Kombëtar CESK
?????
Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK, njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Z. Igli Tafa, së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera të sigurisë, u takuan me të dërguarin e Posacëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Peach.
Në takimin e realizuar, Lord Peach konfirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Shqipërinë në fushën e sigurisë kibernetike.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK shpalosi vizionin e ri strategjik në funksion të rritjes së sigurisë në ekosistemin kibernetik në Shqipëri, në një kohë kur siguria kibernetike është prioritet i Qeverisë Shqiptare.
?????
Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK, njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Z. @Igli Tafa, së…Posted by Autoriteti Kombëtar CESK on Saturday, February 11, 2023
Edhe ambasadori britanik Alastair King-Smith reagoi në Twitter.
“Mbretëria e Bashkuar po ofron mbështetje të re për sigurinë kibernetike për Shqipërinë pas sulmeve të vitit të kaluar. I dërguari i Mbretërisë së Bashkuar, Lord Peach e diskutoi këtë me agjencitë kibernetike të Shqipërisë, Policinë e Shtetit dhe ekspertët kibernetikë të Chevening. Britania e Madhe do të qëndrojë gjithmonë me aleatin tonë në NATO, Shqipërinë.????”, shkruan ambasadori King-Smith.
The #UK ?? is providing new support on cyber-security to #Albania ?? following last year’s attacks.
UK Envoy Lord Peach discussed this with Albania’s cyber agencies, the State Police & Chevening alumni cyber experts.
The UK will always stand with our NATO ally Albania.???? pic.twitter.com/z4mn8j4dn7— Alastair King-Smith (@AlastairKS) February 10, 2023