Avioni ushtarak amerikan rrëzon një objekt të paidentifikuar mbi Kanada

Amerika Veriore është në gatishmëri të lartë pas ngjarjes me balonën kineze të spiunazhit


Një avion luftarak amerikan F-22 rrëzoi një objekt të paidentifikuar mbi Kanada të shtunën, goditja e dytë e tillë në dy ditët e fundit, ndërsa Amerika Veriore duket të jetë në gatishmëri të lartë pas ngjarjes me balonën kineze të spiunazhit që tërhoqi vëmendjen globale. Ende nuk dihet origjina dhe qëllimi i objektit, por ministrja kanadeze e Mbrojtjes tha se hollësitë do të mësohen pasi objekti të rikuperohet dhe analizohet.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau urdhëroi rrëzimin e objektit të paidentifikuar që po fluturonte në hapësirën mbi pjesën veriperëndimore të vendit në orët e para të së shtunës.

Në një postim në Twitter, ai tha se operacioni u krye nën Komandën e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, një organizatë e përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Ai shtoi se një avion luftarak amerikan F-22 goditi me sukses objektin.

Ministrja kanadeze e Mbrojtjes Anita Anand tha në një konferencë shtypi më vonë gjatë ditës se objekti ishte në formë cilindrike dhe më i vogël se balona kineze që u rrëzua nga Shtetet e Bashkuara para një jave.

“Objekti që po fluturonte në një lartësi prej rreth 12 mijë metrash kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në hapësirën ajrore kanadeze dhe përbënte kërcënim për sigurinë e aviacionit civil. Objekti u rrëzua rreth 160 kilometra larg kufirit mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, mbi territorin kanadez në pjesën qëndrore të Jukonit”, tha ajo.

Zonja Anand nuk komentoi mbi origjinën e objektit, ndërsa tha se forcat kanadaeze do ta rikuperojnë dhe analizojnë atë.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti amerikan Joe Biden ra darkord në një telefonatë me Kryeministrin kanadez Trudeau për të vazhduar koordinimin e ngushtë me qëllim të mbrojtjes së hapësirës ajrore të të dyja vendeve.

“Dy udhëheqësit diskutuan për rëndësinë e rikuperimit të objektit për të mësuar më shumë detaje mbi synimin ose origjinën e tij”, tha Shtëpia e Bardhë.

Ky është objekti i dytë ajror i paidentifikuar që rrëzohet në atë zonë brenda dy ditësh.

Presidenti Biden urdhëroi rrëzimin e një objekti tjetër fluturues që kishte madhësinë e një makine të vogël, në brigjet veriore të Alaskës, pranë kufirit me Kanadanë të premten.

Zëdhnënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se shumë hollësi janë të paqarta, por se Shtetet e Bashkaura pritet të mësojnë më shumë pasi të analizohet objekti.

‘Po e quajmë objekt sepse ky është përshkrimi më i mirë që kemi tani. Nuk e dimë se kush e zotëron atë, nëse është nën pronësi të ndonjë shteti, korporate apo kompanie private. Thjesht nuk e dimë. Nuk e kuptojmë qëllimin e plotë të tij”, tha zoti Kirby.

Ai tha se sipas vlerësimeve të para objekti nuk kishte asnjë njeri në bord.

Këto dy incidente vijnë mes tensioneve në rritje mbi hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut, një javë pasi një avion luftarak amerikan rrëzoi një balonë kineze e dyshuar për spiunazh në brigjet e Karolinës së Jugut.

Kina ka mohuar akuzat për spiunazh duke thënë se balona përdorej për kërkime meteorologjike.

Pentagoni ka njoftuar se një pjesë e konsiderueshme e balonës është rikuperuar dhe se zyrtarët amerikanë së shpejti do të kenë më shumë informacione mbi aftësitë për spiunazh të balonës kineze.

Disa ligjvënës amerikanë kritikuan zotin Biden se nuk e rrëzoi më shpejt balonën kineze. Ushtria amerikane kishte sugjeruar që të pritej derisa balona të ishte mbi oqean nga frika e pasojave nga rënia e saj.

Incidenti shkaktoi një krizë diplomatike mes dy ekonomive më të mëdha në botë dhe bëri që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të anulonte një vizitë të planifikuar në Pekin./VOA

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.