Plaga!

Provoni të bini në dashuri me një shkrimtar dhe do të përjetsoheni në fjalët e tij


Nga Dr. Monika Stafa

Kur ti gënjen, nuk duhet më të mendosh të lozësh me fatin tënd. Vecanërisht kur gënjeshtra ka fluturuar dhe ka mbërritur në veshët e njerëzve rrotull teje e ti përpiqesh në angështim për t’ia dalë mbanë asaj.

Është më mirë të mendojmë se ndonjëherë mënyra e vetme për të luftuar një gënjeshtër është t’i bësh ballë asaj. Ne duhet ta bindim veten plotësisht se askush nuk mund të vazhdojë të jetojë me gënjeshtrën pranë.

Asnjëherë. Dhe jo përgjithmonë. Aq sa çdokush nga ne mund të dëshirojë.

Ndodh që pikërisht atëherë kur mendon se cdo gjë është harruar dhe asgjë nuk mund të të lëndojë, më shumë plagë të reja hapen, plagë që as nuk e dinit se ishin aty. Për këtë arsye pasojat që ato shkaktojnë shpesh herë janë më të paparashikueshme se plagët që ne i njohim.

Kjo është arsyeja pse para se të hedhim ndonjë hap, duhet të sigurohemi që për cdo rast të jemi të përgatitur.

Janë disa sinore në historinë tonë të jetës që na kujtojnë se ku kemi dashur të jemi; sa lart apo c’qëllim kemi pasur…

Nëse ja kemi dalë apo jo? Nëse na bën pis apo na pastron? Nëse na nderon apo na c’nderon? Nëse na rrit apo na zvogëlon? Nëse na jep gëzim apo trishtim? Nëse na sjell shije apo uri? Nëse është bërë me dashuri apo neveri? Nëse na ka zemëruar apo argëtuar? Nëse na ka shkaktuar cdo gjë të mundshme që një i gjallë përjeton!

Sic ka dhe të tjera, të cilat na kujtojnë njolla të errëta mbi ne të cilat nuk do donim t’i kishim më…

Një grumbull ndodhish të trishtueshme…

Ndodh gjithmonë. Dhe nuk i iket dot.

***
Disa ndryshime pozitive u njohën që prej fillimit të kohës prej ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri. Shqyrtimet retrospektive të asaj që ndodhi në dhjetorin e vitit 1990 sollën njohje të reja. U zbulua se paska pasur më shumë dokumente se c’ish menduar për të rindërtuar kohën ashtu si qe. Na doli se pjesa më e bukur e dhjetoristëve kishin nisur të shkruanin kujtime shumë herët dhe se historia i kishte mbajtur, shënimet e veta. Nuk mjaftoi kjo por një pjesë e së vërtetës, ajo e panjohura ishte heshtur, kundërshtuar e përjashtuar me kokëfortësi për vite e dekada me radhë.
Dhe as më pak e as më shumë ndodhi një proces pozitiv: për të shkuarën mos mbahej më asgjë fshehur. Ajo duhej të fliste me gjuhën e vet, me gjuhën e korrespondencës zyrtare, me gjuhën e imazhit, me gjuhën e dëshmisë së shkruar. Kur një shoqëri vendos të kalojë prej kujtimeve tek dokumentet është njësoj si të ketë vendosur të kalojë prej folklorit në dije. Ndryshimi është cilësor, por sa të vërteta ka në këto thënie e kundërthënie?

***
Ndaj ne rrëfejmë. Koha që kalon na bën të rrëfejmë atë cfarë si fillim shumë na gënjyen për cfarëdo arsye, për cfarëdo rrethane e për cfarëdo shfajësimi.

Rrëfime që zbulojnë dashuri të tjera që deri më tani fshiheshin pas kanateve të raftit të bibliotekës, aty, ku rri shtruar thesari i kujtimeve të një familjeje… një mal me fletore dhe letra, dosje të mëdha e të vogla.

Të gjitha me një emër. Cdo emër me historinë e tij. Cdokush, secili aq sa kishte rrëfyer dhe si e kishte rrëfyer. Por ka dhe dosje të vjetra që mbajnë rrëfime të një tjetri, sic i mban mend ai prej rrëfimeve të të tjerëve.

Në dosjet dhe kohët brenda tyre nëse do të mund t’i ndajmë, asnjë pjesë nuk rëndon më shumë se tjetra. Kjo është filozofia ku strehohen historitë e një kohe të shkuar, të largët e të afërt ku protagoniste mund të jem unë apo dhe ti. Jo gjithmonë ato mund t’i dëgjosh të trilluara në fjalë. Por megjithatë, të gjitha, kanë fuqinë e rrëfimit dhe nuk të lënë t’i harrosh.

Një fëmijë e ka të vështirë të kuptojë një kohë aq të largët. Ama me fotografinë dhe dokumentin ndryshon puna. Atë e ke më lehtë ta lexosh. Ndaj e ndiqja me kërshëri tim atë kur më vinte përpara një sërë fotografish bardh e zi me njerëz që vinin nga një kohë edhe më e largët se ajo e tij.
Cdo fytyrë, kishte një emër. Cdo emër, një histori.

Dhe sot kur ti i sheh nuk di pse ke ndjesinë që emrat e tyre t’ua shqiptosh nën zë. Sepse për ty ato janë më shumë se fotografi. Duke u njohur zërat, u dallon dashurinë në fjalët përkëdhelëse dhe bashkë me të vazhdon t’i duash natyrshëm.

Cdokush që është i ri nuk e vret mendjen për gjëra që nuk përbëjnë më interesin e ditës. Të tilla si këto foto, ndodhi, histori apo plagë nëse aty ka të tilla.

Ndaj shpesh i bëj pyetjen vetes, përse njeriu i ruan kaq shumë dëshmi të një kohe të largët?

Përse ne duam vazhdimisht të rrëfejmë? Për gjërat gazmore në jetë por dhe plagët që hapen?

Ndoshta sepse mendojmë?

Por dhe pa të, magjia mbetet. Cila është ajo?

Sa më shumë mendon aq më shumë don të dish.

Ndaj une mendova disa tituj ne prag feste t’iu sugjeroja per cdo hamendesim mes dilemave qe na vijne rrotull:

– “Koha në mes”- R. Gjencaj; Në libër përshkruhet jeta e një familjeje shqiptare të kamur, nga ato që fill pas vitit 1944 u konsideruan të deklasuara dhe ju sekuestruan pasuritë. Protagonistët e romanit janë përfaqësuesit e katër brezave të familjes Terziu. Si zhvillohen ngjarjet? Shtëpia Botuese DITURIA

– 100 letra dashurie nga personalitete të njohur; Provoni të bini në dashuri me një shkrimtar dhe do të përjetsoheni në fjalët e tij. Na ishte njëherë kur njerëzit komunikonin përmes letrave dhe kur bëhej fjalë për të shprehur dashurinë, korrespondencat ishin të mbushura me pusulla dashurie. Ndonjëherë këto letra ishin fillesa të një marrëdhënie të stuhishme, të fshehta e të komplikuara që përfundonin në një dashuri që zgjaste sa një jetë, por kish dhe të tjera që nisnin thjesht si shkëndija të shndritshme, intensiteti i të cilave zvogëlohej në kohë. Cilët ishin fatlumët? Sotir Sotiri Botimet Pema

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…