Shoqata “Miqtë e Amerikës”, një urë e madhe miqësie Kosovë-SHBA

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, me qendër në Prishtinë, është aktive prej mëse 20 vjetësh, nga 4 korrik 2004.


Nga Agim Rexhepi,
Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Kosovë

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, me qendër në Prishtinë dhe e themeluar nga Agim Rexhepi, është aktive prej mëse 20 vjetësh, nga 4 korrik 2004.

Kjo iniciativë lindi në shenjë respekti për veprimet e kryera, një një mik i madh i shqiptarëve, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për parandalimin e gjenocidit serb ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë dhe për veprimet e bëra nga populli amerika karshi interesave të popullit tonë gjatë historisë.

Gjatë këtyre 19 viteve të mbushura me aktivite të rregullta dhe të mirëorganizuara, shoqata ka bërë me dhjetëra mijëra orë aktivitet vullnetar, duke mos marrë dhe kërkuar asnjë shpërblim apo komensim financiara nga partnerë të saj, në SHBA.

Gjatë këtyre viteve me një shumë modeste na ka ndihmuar Qeveria e Kosovës dhe Kuvendet Komunale. Kreu i Shoqatës, Agim Rexhepi, si një mbështetës i madh i Shteteve të Bashkuara, me vetëdije e dëshirë ka dhënë shuma të mëdha. Një shumë simbolike është siguruar edhe nga donatorët, të pakët në numër.

Individët dhe kompanitë që na kanë përkrahur, në çfardo forme morale apo materiale, i kemi falënderuar me emër nëpër konferenca me gazetarë, emisione radiotelevizive, gjatë takimeve me qytetarë dhe personalitete, si dhe jua kemi vendosur logot e kompanive të tyre në posterat dhe banerat e aktiviteteve dhe në botimet tona e realizuara nga shoqata.

Gjatë këtyre 19 viteve, çdo gjë nga unë si kryetar dhee aktivistët është bërë pa pagesë, vetëm në baza vullnetare.

Moto e Shoqatës “Miqtë e Amerikës” është “NE NUK HARROJMË”.

Objektivi i shoqatës “Miqtë e Amerikës” është ruajtja dhe avancimimi i miqësisë Kosovë-SHBA dhe ajo shqiptaro-amerikane.

Me aktivitete, takime e deklarata për media, tentojmë që të ndikojmë tek qytetarët, nxënësësit e posaqërisht tek rinia, që të mos bijnë pre e ndikimeve të elementeve fetare radikalë anti amerikane të çfardo natyre.

MË POSHTË JANË VETËM DISA NGA AKTIVITETET E ZHVILLUARA:

●Kemi mbajtur qindra konferenca me gazetarë – tema të ndryshme.

●Për 18 vite e kemi festuar në forma të ndryshme 4 korrikun, ku 10 vite Garda Ceremoniale e FSK-së e ka ngrit flamurin e SHBA-ve te shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë.

●18 vite rresht e kemi festu në forma të ndryshme ditëlindjen e Presidentit Bill Clinton.

●Për 17 vite i nderojmë në forma të ndryshme viktimat e 11 shtatorit 2001 ku për më shumë se 10 vite në gjysëm shtizë e ka ulë flamurin amerikan Garda Ceremoniale e Policisë së Kosovës.

● Disa vite pas lufte me mjete të Agim Rexhepit qeraja e shpenzimet përcjellëse, për 2 vite janë mbajt të hapura zyrat e “Klubeve të miqëve të rinjë të SHBA-ve”, klubet në Podujevë e Prishtinë ishin të parapara për aktivitet me fëmijët deri në moshë 18 vjeçare. Këtë veprim nuk u kuptuan, apo nuk deshtën ta kuptojnë, Institucionet e Kosovës e Ambasada Amerikane në Kosovë, andaj janë mbyllë…

● Së bashku me Institucionin e Lartë Arsimor UBT e kemi organizuar konferencën 1 ditore Ballkanike me temën “Roli i SHBA-ve në shtet formimin e
shqiptarëve” – 2012.

●5 vite kemi shpallë konkurs publik (4 në Kosovë), për garën me ESE për nxënësë me tema për SHBA-të.
Konkurset në Kosovë për vitet 2016 dhe 2017 kanë qenë me shpërblime monetare për 3 vendet e para; 250 euro vendi parë – 150 euro vendi dytë – 100 euro vendi tretë. E veçanta e këtyre konkurseve ishte se përzgjedhjen e eseve që janë shpërbly me vlerë monetare e Mirënjohje e ka bërë zëdhënësja e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Më 2018 kemi shpall konkurs publik për garën me ESE tema lidhur me SHBA-në në Çair/Shkup, Maqedoni e Veriut për nxënës poashtu me shpërblime monetare; 250E, 150E, 100E.

●Kemi bërë organizim solidariteti për të dëmtuarit nga uragani KATRINA në SHBA. Gjatë asaj kohe kemi ofruar për fillim 10 banesa për të dëmtuarit nga uragani për 1 vit pa pagese me të gjitha shpenzimet e hjekura. Më vonë janë lajmëruar më shumë se 30 persona në Kosovë që kanë ofru shtëpi apo banesë për këta persona. Për aktivitetin e kemi njoftu Ambasadën amerikane në Prishtinë, Departamentin e Shtetit të SHBA dhe Fondacionin Katrina Bush-Clinton, i formuar enkas për këtë destinim.

●Kemi botuar 8 numra të Gazetës “Miqtë e Kosovës”, organ i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, për munges fondesh e kemi ndërpre. Gazeta u distribu gratis.

●Kemi botuar e distribuar gratis mbi 1.000.000 (një milion), copë kalendar, postera, kartolina, notesa, fletpalosje, ID, kimika, kartvizita, kapela të letrës, fanela (maica për të rritur e fëmijë), me simbolik PRO amerikane

●Në 2017 kemi organizuar Akademi Përkujtimore me shumë aktivitete tjera përcjellëse në nderim të viktimave të 11 shtatorit nën patronatin e Kryeparlamentarit të Kosovës z. Kadri Veseli.

●Kemi bashkorganizu Ditën e falenderimeve 2018, në bashkpunim me Kryeparlamentarin e Parlamentit të Kosovës z. Kadri Veseli dhe Institucionin e Lartë Arsimor UBT.

●Deri tani kemi mbajtë ligjerata e takime me nxënës e personel arsimor në më shumë se 100 shkolla fillore, mesme, kolegje e Fakultete private e publike anekand Kosovës.

Ligjeratat ishin me tema “Ruajtja dhe avancimi i miqësisë Kosovë- SHBA”. E veçanta e këtyre ligjeratave është se përpos që i njoftojm fëmijët me simbolet, institucionet e sistemin Amerikan e aktivitete tona gjatë ligjeratës kërkojmë nga fëmijët që të mos binë pre e elementeve radikale ekstreme, ta duan shtetin e kombin.

●Kemi organizuar turnir në Futsall me Federatën e Futbollit të Kosovës për nderë të ditëlindjes së ish Presidentit të SHBA, Bill Clintonit në vitin 2017. Kanë garuar 4 klube për vendin e parë. Në paralojë (jo garues), kanë marr pjesë ekipi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe ekipi i FSK-së.

●Me propozimin e shoqatës janë shpallë qytetar nderi znj. Medeline Ollbrajt në Komunën e Mitrovicës, Gjenerali Wesley Clark në komunën e Lipjanit, Senatori Bob Doll në Komunën e Gjilanit, Ambasadori Christopher Hill në Malishevë dhe post mortum, ish sekretari i Jashtëm Britanik, Robin Cook në Fushë Kosovë.

●Me propozimin tonë janë emërtuar rrugët: “11 shtatori” Gjakovë, “George W. Bush” Novo Bërd-Artanë dhe “Bill Clinton” në Klinë.

●Kemi 5 takime me Presidentin Bill Clinton, dhe kemi marrë shum letra nga ai.

●Kemi takime me Kongresistin Eliot Engel, Ambassadorin Philip Rycker, Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës z. Sven Alkalaj, Presidentin e Shqipërisë z. Bamir Topi, Kryeministrin e Shqipërisë z. Sali Berisha, Kryeparlamentarin e Maqedonis së Veriut z. Talat Xhaferi etj.

●Kemi bërë oganizimin e aktivitetit “Kosova e uron Shqipërinë për hyrje në NATO” ku kan performu disa Shoqëri Kulturore Artistike e shumë këngëtarë, emra të njohur të estradës në Kosovë. Aktiviteti është zhvilluar para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

●Në vitin 2006 kemi siguruar donatorin për dhurimin e 6 kompjuterëve e qindra libra të zhanreve të ndryshme për shkolla rurale të Prishtinës. Përzgjedhjen e shkollave e ka bërë Drejtorati për Kulturë i Komunës së Prishtinës.

●Poashtu gjatë viteve kemi organizuar dhurimin e librave shumë bibliotekave shkollore. Këto libra kanë qenë donacion nga Instituti Albanologjik, botime të autorëve apo libra të blera nga Agim Rexhepi (zhanre të ndryshme).

●Pa asnjë përfitim material kemi siguruar mjetet për përfundimin e shtatores së Presidentit Bill Clinton (shtatorja 2 vite ka qëndruar në argjillë dhe ka qenë afër shkatërrimit). Për me zhvillu aktivitetin e sigurimit të mjeteve kam shpenzu nga mjetet vetanake për telefonata brenda e jashtë vendit, derivate për udhëtime në Kosovë e rajon, ushqim e pije, dënime trafiku, defekte etj.

●E kemi aranzhuar vizitën e Presidentit Bill Clinton në Kosovë në bashkpunim me Qeverin e Kosovës në vitin 2009.

●Kemi bashkorganizuar aksion dhurim gjaku për nder të 4 korrikut 2009, me Forcën e Sigurisë së Kosovës e Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

●Në koncerte,aktivitete, programe tona gjatë viteve të organizuara me karaktere të ndryshme artistike, kanë marrë pjesë më shumë se 100 SHKA e grupe e këngëtarë.

Kemi organizuar aktivitet për nder të 4 korrikut – dhurimi e qindra lodrave e mijëra copë produkte ushqimore si çipsa, lëngje e fanela për fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

●Për nder të ditës së falënderimeve, kemi organizuar vizitë në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë, ku u kemi dhuruar kartolina të gjithë personave që kanë qenë të strehuar, me qëllim që ata (apo stafi në emër të tyre), tu shkruajnë të afërmve të tyre.

●Gjatë aktiviteteve tona u kemi dhuruar qytetarve dhjetëra mijëra flamujë të vegjël, mesëm e të mëdhenj të SHBA-ve, kombëtar e shtetërorë, Gjermanisë, Britanisë, Francës, Austrisë, Norvegjisë, Finlandës, Italisë, BE, NATO, mijëra litra langje, çipsa, torte…

●Kemi organizuar 2 orë letrare për dëshmorët. Njëri ka pas karakter garues, ku 3 fituesit e vendeve të para janë shpërblyer në vlerë monetare.

●Kemi organizuar aktivitet në bashkpunim me Sindikatën e Pavarur të Policisë së Kosovës për nder të 4 korrikut, dhurimin e një sasie mielli, vaj, detergjenti, sheqer e lëngje të destinuar për puntorët me paga më të ulta në polici (staf civil).

●Kemi organizuar debat në bashkorganizim me Fakultetin Juridik Universiteti i Prishtinës me Akademin e Shkencave e Arteve të Kosovës se si duhet mbrojtur Pavarësia e Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Propozimet nga debati ua kemi dorëzuar Ministres së atëhershme të Drejtësise znj. Nekibe Kelmendi (tashmë e ndjerë), dhe Ministrit të atëhershëm të Administratës Publike z. Arsim Bajrami.

●Kryetari i shoqatës Agim Rexhepi më 2010 dhe 2013 ka qenë i ftuar nga Fondacioni Clinton në New York, në seancat plenare ku kanë marr pjesë personalitete botërore. Në njerën nga to ka qenë prezent edhe Presidenti aktual Barack Obama.

●Me propozimin tonë UP ” Hasan Prishtina” i ka nda titullin Honoris Causa diplomatit amerikan z. Christopher Hill.
Kolegji UBT i ka ndar titullin më të lart Senatorit Bob Doll, Kolegji Iliria Gjeneralit Wesley Clark, UP “Fehmi Agani”, Gjakovë I ka nda titullin Doctor Honoris Causa Congesistit Tom Lantos.

●Kryetari i shoqatës z. Rexhepi ka marrë pjesë në Samitin e II të Diasporës në Tiranë 2019.

●Kryetari i shoqatës z. Rexhepi ka marrë pjesë në Samitin e Paqës së Evropës Juglindore në Tiranë e organizuar nga Federata Paqës Universale, tetor 2019.

●Kryetari i shoqatës A. Rexhepi ishte i nominuar për shpërblim e përkrahje, andaj ishte i ftuar dhe mori pjesë në Konferencën Botërore të grave TIAW, 2012 në Washington DC, mbajtur në Ambasadën Kanadeze. Aktiviteti ishte bashkorganizim i SHBA e Kanadasë.

● I kemi rregulluar portat e mëdha dhe e kemi bërë ri rregullimin e disa pjesëve të tjera metalike të rrethojave të varrezave të vjetra Hebreje në Taukbashqe Prishtinë në vitin 2007.

●Kemi siguruar donator për pagesën e shumës së paraparë 1 mujore për gjithë policët që kanë rënë në detyrë (deri sa z. Rexhepi ishte në Rotary Clab Peja).

●Kemi bashkorganizu me Kolegjin ILIRIA Akademi përkujtimore me rastin e 2 vjetorit të vdekjes së Ambassadorit Richard Holbrook

●Kryetari i shoqatës, ka qenë i ftuar nga Qendra Presidenciale Bill Clinton dhe ka marr pjesë në hapjen e Konferencës dyditore në Little Rock, Arkansas USA me titull “Lidershipi në kohë krize, Presidenti Clinton dhe Oklahoma City” 2010.

●A. Rexhepi u’a ka siguru donacionin për komplet uniformat solemne 25 oficerëve të TMK-së me grada Major (prej tyre 2 epror), dhe 25 parë qizme termo ushtarake donacion për po këta epror të TMK-së.

● E kemi siguruar donatorin për rregullimin e sheshit përreth shtatorës së Presidentit Bill Clinton – “Drenica shpk” 2010.
Paraprakisht projektin ideor të sheshit z. Rexhepi e ka dorzu personalisht në Fondacionin Bill Clinton në New York, ku ka kërkuar mendim se a i pëlqen ky projekt Presidentit Clinton. Pasi kemi marrë përgjigje pozitive nga Presidenti Bill Clinton e kemi siguruar donatorin për rregullimin e sheshit pa asnjë lloj përfitimi.

●Më 28 Nëntor 2005 në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së, pasi kryetari i shoqatës z. Rexhepi ka siguru nga donatorët veshmbathje e material shkollor për 42 femijët e dëshmorëve, pasi donacionet i kanë sjellë donatorët me automjet të siguruara nga zyrtarët eTMK-së, janë dërgu në kazermën e TMK-së në Drenas dhe aty për aty u janë shpërnda nga komandanti tashmë i ndjerë gjeneral Shaban Shala).

●Kryetari i shoqatës kishte një takim shumë miqësorë me Rabinin Izraelit për Ballkan z. Yoel Kaplan, Tiranë, nëntor 2011.
●Shoqata jonë është bashkorganizatore e tribunës kulturo-shkencore kushtuar Perandorit Iliro- Dardan, Konstantini i madh, 19 dhjetor 2011.

Ne bashkorganizim me kryetarët e Komunave dhe nën patronatin e tyre e kemi zhvillu aktivitetin me moton:

“NJE QYTET FALENDERON NJË SHTET”
-Faleminderit Zvicër në Rahovec
-Faleminderit Gjermani në Prizren
-Faleminderit Shqipëri në Han të Elezit
-Faleminderit NATO në Ferizaj
-Faleminderit Turqi në Mamush
-Faleminderit Norvegji në Malishevë
-Faleminderit Finland në Dragash
-Faleminderit SHBA në: Prishtinë, Junik, Vushtrri, Istog, Gjilan, Skenderaj…
-Faleminderit Austri në Fushë Kosovë

● Kemi dhuruar më shumë se 5.000 copë shenja-pina me flamujt e SHBA-ve e Kosovës.

●Kemi organizuar dhurimin e mijëra flamujve amerikan nga letra.

●Kemi organizu dhurimin e mijëra flamujve amerikan të vegjël pëlhurë, për ti vendosur në dyert e automjeteve, me ndriqim.

●Kemi ndërtuar një shtëpi, donacion dhe i’a kemi dorzuar një zonje me një vajzë në fshatin Kojuh të Lipjanit. E veçanta është se asnjë donacion në vlerë monetare apo material kryetari z. Rexhepi apo aktivistët e shoqatës nuk kanë pas të drejtë me i marrë. Të gjitha donacionet, i kanë dërguar donatorët direkt në vendpunishte apo te familja e znj. Gashi – përfituese e projektit.
Shtëpin e kemi dorzu të gatshme me inventar – mobilim.

●Më shumë se 2 vite kryetari i shoqatës e ka përkrah pa asnjë lloj përfitimi Korin amator të grave “Nexhmije Pagarusha”.

●Më shumë se 8 vite kryetari i shoqatës ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Federatës Paqës Universale për Kosovë, pa asnjë lloj përfitimi.
Z. Rexhepi ka qenë njëri nga antarët e parë Rotary në Kosovë të qarteruar ndërkombtarisht së bashku me antarët fillestar të Rotary Clab Peja.
Kryetari i shoqatës Agim Rexhepi është iniciator për themelimin e Rotary Clab Ferizaj dhe Rotary Clab Prizreni.

●Me rastin e vdekjes së Presidentit George H. W. Bush e kemi ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan tek sheshi Bill Clinton në Prishtinë për një javë, e kemi hap librin e zisë në lokalet e shoqatës për 3 ditë, ku kanë shkruar shumë qytetarë.

Në nderim të Presidentit Bush i vjetër e kemi hap librin e zisë edhe në Kaçanik e Gjakovë.
Veprim të tillë me uljen e flamurit në gjysëm shtizë e kemi bërë edhe pë Secretaren Madeleine Albright, Senatorin Bob Doll, Senatorin John McCain, ushtarin amerikan të vetaksidentuar…

●Në nderim të ditëlindjes (pas vdekjes), së kongresistit të ndjerë Tom LANTOS e kemi mbajt një ligjerat me nxenës në shkollën e mesme “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë. Aktivitetin e ka përcjellur mediatikisht TV Klan Kosova, 1 shkurt 2018.

●Për nderë të ditëlindjes së ish Presidentit George Washington, më 26/02/2016 e kemi nderru flamurin amerikan në sheshin Bill Clinton në Prishtinë.

●Kemi filluar iniciativën që Diaspora ti ketë 10 vende të rezervuara në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

● z. Rexhepi ishte pjesmarrës në Konferencën rajonale me temën “Ballkani në Evropë, Evropa në paqe”, që u organizua nga Federata e Paqës Universale dhe Federata e gruas për paqe botërore, më 2019.

●Kemi organizuar aktivitetin “Një flamur amerikan për përkrahësin,it e aktivitetit,eve tona”. I dhuruam për fillim më shumë se 1.000 copë.

●Me aktivitete të shumta 14 vite e kemi festuar Pavarësinë e Kosovës.

Shumë personaliteve të ndryshme ua kemi dhuru veshjen tonë nacionale me plis. (edhe bashkshorteve të tyre). Ndër ta të fundit janë Presidenti I SHBA Joe Biden dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Gonxhja: Hapet thirrja për investime në Programin Kombëtar të Strehimit Social

Bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 janar 2025.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Hapet thirrja për investime në Programin Kombëtar të Strehimit Social

Bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 janar 2025.