Thomaidha Tanuçi: Të ngrohem pak te ty, si të jesh zjarr dashurie!

Poetja e njohur përmetare vjen me aromën e bukur të poezive të dashurisë në këtë Shën Valentin.


Poetja e njohur përmetare vjen me aromën e bukur të poezive të saj, kushtuar dashurisë në këtë Shën Valentin.
ËNDËRRMAKTH

Ti që je
si një vegim,
ti ëndërrmakth
a si “mallkim”
një herë real,
pastaj ënd’rrim,
si ditënektar
a si harrim;
si dashuri,
si përqafim;
si zhveshjedashje
me dëshirë,
si dhënie vete
pa ngurrim;

oh, ç’po këlthet
ky shpirti im,
ti ëndërrmakth
e ti “mallkim”
që po më tret,
e prapë më ngjall,
ti që largohesh
kaq ngadalë,
dhe një vështrim
e hedh mbi valë,
mbi një direk
a një palë sy,
a një palë flokë,
kur s’jam aty.

Eci në rrugë,
notoj në det,
s’kërkoj askënd
që ngjan me ty;
sepse të kam
në trupin tim,
të kam në lot
si një trishtim,
të kam me dashje
një largim,
që ta qetësoj pak
shpirtin tim.

Dhe kur të nisim
udhën prapë,
të jesh ti pritja
më e gjatë.

JANË LOJËRA FJALËSH DASHURISHT

Tani po futem brenda teje
të ngrohem pak si të jesh zjarr,
një herë të shuhem prapë të ndizem,
sa herë e vdekur, aq herë e gjallë.

Tani po futem brenda teje,
jam unë që shkarpat i shkartis,
nëse unë dua të mbaj ndezur,
nëse unë dua, larg të nis.

Me zjarr kush luan digjet vetë,
më mirë të luaj se të jem zjarr,
kur dua vetë flakën e shuaj,
kur dua vetë flakën e kall.

Kështu po deshe rri me mua,
me mua rri edhe pse zjarr
dhe nëse digjesh bëhesh pluhur,
jam unë ajo që vij të ngjall.

Nëse ti ndihesh i mashtruar,
janë lojëra fjalësh dashurisht,
ti mos u tremb nga një e huaj,
që ty të ndez kaq çmendurisht.

JAM E JOTJA

Jam e jotja dhe vetëm ti më sheh
kur zgjohem nga gjumi;
jam e lumtur që ti ledhaton rruazat e kurrizit
dhe numëron përjetësinë,
kurse nishanet e mi bëhen ishujt e tu.
E lumtur jam që ti e mat gjatësinë e këmbëve
pëllëmbë më pëllëmbë,
trupi im është rritur në vështrimin tënd,
buzët marrin shijen e qershive dhe të shegës.
E lumtur jam që me ty e ndaj ngrohtësinë e gjithë natës,
yjeve u jep emrat e ëndrrave,
kurse mëngjeseve pi kupën e dritës nga duart e tua.
Të mbështjell në dimër me aromën e flokëve,
dora jote freski bëhet mbi ballin tim.
Jam e lumtur që je larg meje sa një mendim
dhe unë për ty aq larg sa një puthje,
e lumtur jam që ti rreshton ditët e mia si ngjyra
dhe unë bëhem ylberi ku rrëshqasin kujtimet,
atëhere kur më vishje detin e më thoshe:
“Sa të shkon!”
Kaq e lumtur jam kur nisem për tek ti;
e di që do të më rrëmbesh në krahë
si të jem fëmijë;
rrotullohemi bashkë me tokën,
deri sa ndalim;
mbetemi te vështrimi sy më sy.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…