Pranvera Dervishaj: Shën Valentini, festa e zemrave të dashuruara!
Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që tingëllon.
Nga Pranvera Dervishaj
Ne kete dite te vecante te Shen Valentin, dites se dashurise shoh cifte plot me dhurata e lule ne duar, nje menyre kjo per ti shprehur dashurine njeriut te tyre te zemres.
Lokalet e dekoruara flakerojne nga zemrat e kuqe qe i shkojne pershtat atmosferes se kesaj dite te vecante.
Teksa mendoj per dashurine me vijne ndermend vargjet nga bibla te cilat flasin kaq bukur per kete ingredient te domosdoshem i cili eshte dhe duhet te jete baza e cdo marredhenieje.
Bibla citon:“Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon.
Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.
Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë!”
Motivi dhe arsyeja e gjithckaje qe bejme ne kete jete duhet te jete vetem dashuria.