Prof. Dr. Flamur Shala: Dashuria shëtit në botën e yjeve!
Poezitë kushtuar dashurisë janë ndër më të bukurat, i këndojnë emocionit më të sinqertë.
Nga Prof. Dr. Flamur Shala
Poezitë kushtuar dashurisë janë ndër më të bukurat, i këndojnë emocionit më të sinqertë. Këto janë disa poezi të përzgjedhura.
Një bote zjarr i vë
Nën një strehë që pikon
Dashuria me ngulmim
Freskon një mall, një shpirt
Dhe njom një përqafim
As atëherë kur ta zë frymën
Kur del fjala me shpërthim
Nuk e shuan dot atë zjarr
Mall të djegur n’përqafim
Nuk ke faj kur të merr ai mall
E përpëlitesh hije më hije
Një zjarr zemre ka për t’dalë
Kur shëtit botën e yjeve
Se nuk jam që mund të flas
Edhe fjala vend nuk zë
Ditë e natë kur m’kap ai mall
Dhe një bote zjarr i vë.
DASHURIA
Po të jesh i skamur,
lëmoshëkërkuar
Dorë e shtrirë
nga mjerimi djegur
Një çast dashurie të duhet
bekuar
Dashuria të lartëson,
të bën të paepur
Edhe po të jesh i kamur,
në pafundësi
Në mistere fshehur besimin,
shpresën dhe paratë
Të tria bashkë të tria treten
Hijesi
Po që se dashurinë s’e ke në prehër
Dhuratë!
Me të ndezur të llambës
Bien perdet e natës
Si të një akti në teatrin e qytetit tim
Terri nis e mbyt fjalën
Flakë merr kandili
Digjet në heshtjen e hënës drapër
Me të ndezur të llambës
Përpëlitjet e ditës gjunjëzohen
Si në aktin e lutjeve në shenjtore
Kandili i mban zili hënës
Djegur ngadalë në dëshira nate
Me të ndezur të llambës
Ikën një ditë si në përrallë gjumi
Pa të ndalur, si një valëz lumi
Si dikur pranë oxhaku
Dëshirat kur ndizeshin për të nesërmen
Me të fikur të llambës
Dëshirat futen thellë në ëndërr
Herë heshtur e djegur si kandili
Fjetur në dritën e hënës në dritare
Herë gjer në mëngjes në etje nate