Kosova, djepi i trimërisë!
Poetja e njohur shqiptaro-hebreje, Rashel Solomon, është lindur në Vlorë dhe banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Nga Rashel Solomon, poete shqiptaro-hebreje
Poetja e njohur shqiptaro-hebreje, Rashel Solomon, e lindur në Vlorë dhe me banim në Shtetet e Bashkuara, vjen me këtë poezi të bukur për Kosovën
URIME KOSOVË
Urime Kosovë djepi i lirisë
Urime Kosovë ,djepi i trimerisë
Me gjakun e djemve dardanë
Fitove ,lulen e Lirisë
Si hëna e plotë sot mbush ,15 të
Rinia jote, qoftë ,e përjetë
*
Lotët e gëzimit ,
melhem i zemrave të nënave trime
Pamvaresinë ta Gëzosh
edhe nga unë , Urime
Hebraike bije Labërie
*
Një ëndër na vërtitet ,
na vërtitet , të dyjave ,si flutur
Prej nesh nuk u tret, jo
Ajo ëndër e bukur
Amaneti i parëve eh ,
i freskët mbet :
“Me nënën Shqipëri të bashkuar per jetë”
Nën krahët e Shqiponjës ,
Kosovë e Camëri
Nën frymarjen e saj ,
Bshkuar në liri
*
Kosovë moj ,moj bijë e mbarë
Nëna për ty , seç ka vënë merak
Flamurin e nënës kur do e veshësh vallë ?!
Zemra e saj oqean me dallgë
se shpirtin e Nënës ,
e qetëson ,vec bija e saj