“The Sun”: Shqipëria me plazhe mahnitëse!

Tabloidi britanik e renditi Shqipërinë në një editorial si destinacionin nr.1 të pushimeve në plazh në Evropë


Tabloidi britanik “The Sun” renditi Shqipërinë në një editorial si destinacionin nr.1 të pushimeve në plazh në Evropë, duke e përshkruar atë si një “pazar të leverdishëm” me plazhe mahnitëse, madje edhe si Maldivet e Europës. Shqipëria është një destinacion që kohët e fundit po shfaqet gjithnjë e më shumë në radarin e turistëve evropianë falë rivierës së saj dhe investimeve premtuese.

Thënë kjo, ajo që me siguri do të bëhet “hotspot-i i të gjitha hotspot-eve” në Shqipëri është Vlora, aty ku riviera fillon dhe mundësitë nuk mbarojnë kurrë. Vlora është quajtur si “Qyteti i Flamurit” për shkak të rëndësisë së saj historike, dhe njëherazi “Qyteti që mbretëron mbi dy dete”, si shtëpia e bregut ku Adriatiku puth detin Jon. Disa nga monumentet më të famshme të Shqipërisë ndodhen në Vlorë: Gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit, kalaja e Kaninës, Laguna e Nartës, Parku Kombëtar i Llogarasë, etj. 300 ditë me diell, vendas mikpritës, një koleksion unik plazhesh të pacenuara ranore dhe shkëmbore, një jetë e gjallë nate dhe ushqim të pasur janë vetëm disa përfitime të tjera që në hartën tuaj e bëjnë këtë qytet domosdoshmërisht të vizitueshëm.

Sipas “The Sun”, afërsia me Palasën, Dhërmiun, fshatrat të tjerë simpatikë dhe plazhet e famshme, deri në qytetin e Sarandës, e bën Vlorën një ndalesë të preferuar. Por qyteti bregdetar ka shumë më tepër potencial se kaq. Porti më jugor i Adriatikut nuk është vetëm fillimi i rivierës, por është edhe kryeqyteti i saj. Me investimin e ardhshëm, Vlora Marina, qyteti rivendos statusin e saj si mbretëresha shqiptare e detit. Marina luksoze është një projekt bashkëkohor që pritet ta kthejë Vlorën në një pikë referimi rajonal dhe ndër komunitetet më të kërkuara bregdetare deri në vitin 2026.

Një marinë e klasit botëror me 434 vende që ankorojnë jahte dhe superjahte, një kompleks rezidencial me apartamente premium, dy hotele me 5 yje të markave të mirënjohura ndërkombëtara dhe një shëtitore buzë detit me mundësi argëtimi të përzgjedhura do ta shndërrojnë qytetin në një destinacion të mirënjohur që i ka të gjitha. “E frymëzuar nga deti, e udhëhequr nga erërat” siç e përshkruan veten projekti në faqen e tij zyrtar, Vlora Marina duket mjaft premtuese për të përmbushur udhëtimin, pushimet apo edhe jetesën e një njeriu aq të guximshëm sa të jetë i etur për dallgët.

Ky projekt urban miks premium që është ende në zhvillim ka tërhequr që tani vëmendjen e admiruesve të jetës detare në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Së shpejti, do ta gjeni emrin e këtij qyteti në listat destinacioneve më të mira të për pushime dhe në editoriale edhe më prestigjioze. Megjithatë, këtë herë, për shkak të një oferte sa elitare aq edhe të larmishme si Vlora Marina. Duke iu referuar “The Sun”, riviera shqiptare pritet të jetë jashtëzakonisht popullore në vitin 2023. Padyshim, Vlora Marina do të shërbejë si një katalizator për rilindjen e qytetit në një qendër turistike të klasit botëror dhe me siguri do të forcojë pozicionin e Shqipërisë në hartën turistike evropiane. Nëse e keni vizituar qytetin – tashmë keni thjesht një arsye më shumë për t’u rikthyer. Dhe nëse jo, pyetja është e thjeshtë, a jeni gati të zbuloni një përvojë të re mesdhetare?

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…