Kumbaro: Drejtoresha e UNESCO-s, e befasuar me Muzeun e Përgjimeve Sekrete “Shtëpia me gjethe”
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Drejtoresha e Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, vizituan “Shtëpinë me gjethe”.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, së bashku edhe me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, vizituan Muzeun e Përgjimeve Sekrete, “Shtëpia me gjethe”.
“Muzeu për më tepër u vlerësua me çmimin “Muzeu i Këshillit të Europës” për vitin 2020 ??, që do të lërë përshtypje të pashlyeshme edhe në kujtesën e mikeshës Azoulay”, shkruan Kumbaro.
Postimi i Ministres Kumbaro
? Kënaqësia e përfundimit të turit shqiptar ???? të Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay me një vizitë në ??Muzeun e Përgjimeve Sekrete, “Shtëpia me gjethe”, një nga projektet më sfiduese që kam pasur fatin të drejtoj dhe shembulli më i mirë i bashkëpunimit mes profesionistëve dhe pasionantëve të kulturës, i cili për më tepër u vlerësua me çmimin “Muzeu i Këshillit të Europës” për vitin 2020 ??, që do të lërë përshtypje të pashlyeshme edhe në kujtesën e mikeshës Azoulay.
???? Konceptuam punë të mira në këtë vizitë dy ditore, ndësa bëhemi për fillimin e projekteve të reja në mjedis siç është përfshirja e Vjosës dhe degëve të saj në listën e pasurive natyrore botërore të mbrojtura nga Unesco!
? Kënaqësia e përfundimit të turit shqiptar ???? të Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay me një…
Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Saturday, February 18, 2023