Kërcënimet hibride në Ballkanin Perëndimor

 Kosova dhe Shqipëria duhet të mbështeten dhe t’i mirëpresin këshillat nga SHBA, BE dhe Izraeli


Nga Albion Bikliqi, Ekspert i Kibernetikës Kosovë

Me iniciativat e digjitalizimit të sistemeve në infrastrukturën kritike dhe për të qenë në nivel me kohën e teknologjisë moderne mbartet me vehte edhe brishtësia e tyre.

Në Ballkanin Perëndimorë vetëm vitet e fundit ka pasur digjitalizim në infrastrukturën kritike, ku shtetet e zhvilluara, mike për shembull të Shqipërisë dhe Kosovës digjitalizimin kishin filluar qysh vite më herët, me zbulimet e reja dhe përdorimin e gjerë të tyre në infrastrukturën kritike, megjithëse me probleme me të cilat ne po ballafaqohemi kohët e fundit por në masë më të lehtë për mendimin tim.

Agjencitë e ndryshme të sigurisë kombëtare Amerikane, departamentet e shtetit të cilat ngërthejnë ekosistemin e teknologjisë së informcinit dhe sigurisë kibernetike më perfekte krahasuar me të gjitha shtetet tjera, duke filluar nga kapacitetet njerëzore, teknologjisë dhe administrimit me sistemet e informacinoit deri te mbrojtja nacionale.

Nuk mund të bëjmë krahasime me SHBA, por ama ne duhet të marim model për shtetet në Ballkanin Perëndimorë. Për të bërë një gjë të tillë duhet të kërkojmë ndihmë nga partnerët në SHBA.

Kërcënim hibrid për infrastrukturën kritike në veçanti e për sistemet e informacionit në përgjithësi në Ballkanin Perëndimorë kanë qenë dhe do mbeten shtetet komuniste dhe diktatoriale të cilat ne veçëse i dimë por tash po e kuptojnë edhe partnerët tanë. Me uzurpimet e Krimeas dhe luftën e fundit agresore të papreceden të Rusisë ndaj Ukrainës dolën në pah edhe përkrahësit e mëdhenjë të ideve shkatërruese.

Propaganda Ruse në Ballkanin Perëndimorë gjithnjë ka qenë aktive dhe këtë e ka realizuar me shtetet mike të saj siç janë Serbia, Irani dhe Kina.
Lajmet e rrejshme dhe futja e frikës në Ballkan vazhdon të krijohet nga Serbia me retorikat e tyre luftënxitëse dhe krijimit të kushteve po në Serbi për urrejtje ndëretnike, duke e paraqitur popullin e Kosovës si agresor.

Albion Bikliqi, Ekspert i Kibernetikës, Kosovë

 

Serbia investimet e saja karshi këtyre që i përmenda më lartë për propagandë i shfrytëzon edhe njerëzit brenda kosovës dhe mediumet gjithashtu për të shpërndarë frikë, pasiguri dhe urrejtje mes vehte.

Sulmet kibernetike për të mbajtur nën presion popujt në Ballkan shfrytëzohet Irani duke sulmuar infrostrukturën kritike në Shqipëri, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

Kina shfrytëzohet si Kali i Trojës duke përdorur teknoilogjinë për të instaluatr kështu kercënime të brendshme apo siq dihet në gjuhën Angleze Insider Threat. Instalimi i produkteve të cilat tashmë janë në listën e zezë për SHBA, UK dhe EU siç janë: sistemet e vëzhgimit me kamera, sistemet e përpunimit të të dhënave dhe sistemet e kontrollit rrugorë. Është brë e ditur nga SHBA që kompanitë private Kineze janë shumica e tyre bashkëpronare me qeverinë Kineze, ku ato kontrollohen dhe dirigjohen nga qeveria Kineze.

Paramendoni sustemin mbrojtës ajror të jetë në dispozicion nga shtetet jo mike, paramendoni kamerat e sigurisë, telekomunikimi, menaxhimi i ujit të pijshëm apo energjisë apo edhe trafikut hekurudhorë.

Burimi: NATO

 

Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë nevojë shumë të madhe të digjitalizimit të mirëfilltë, mbrojtje dhe siguri që të mos dëmtojë në mënyrë indirekte partnerët kryesorë e që janë SHBA, EU dhe UK. Ne të gjithë e dijmë se partnerët tanë gjenden në kosovë me agjenci të ndryshme ushtarake dhe humanitare dhe ne si partner apo bashkëpunëtorë indirekt mundemi t’i dëmtojmë duke u bërë Insider Threat për shtetet mike pa dashje apo nga padituria.

·       Ballkanit Perëndimorë i nevojitet një strategji e mirfilltë e Sigurisë Kibernetike afatgjate.
·       Një ekosistem për sigurinë kibernetike siç e ka Izraeli apo Estonia.
·       Një teknologji e avancuar.
·       Kapacitete Njerëzore për t’i udhëhequr këto të gjitha.

Kosova dhe Shqipëria në veçanti por edhe shtetet tjera ballkanike duhet të mbështeten dhe t’I mirëpresin këshillat nga SHBA në veçanti si dhe EU e Izrael kur është në pyetje Rrjeti i komunikimit 5G, mbikqyrja sigurisë, edukimi dhe mbrojtja kibernetike.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…