Avni Delvina, piktori i “The Donald”
“Mjeshtri i Madh” Avni Delvina dallohet me shikim të parë. Stil. Kompozim. Elegancë. Penelata plot jetë. Dinamizëm.
Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com
Kur një piktor sistemon kavaletin e tij dhe niset në udhëtimin e tij, për të hedhur bukuritë e natyrës në telajo, në vetëdijen e tij prej tij artisti, ai mbyll sytë dhe e “sheh” veprën e tij të përfunduar, edhe pse nuk ka hedhur penelin e parë. Mijëra kombinime ngjyrash janë në mendjen e tij, ashtu si janë me mijëra piktorë dhe me dhjetër e dhjetëra piktura nëpër galeritë e artit në Shqipëri dhe në botë.
Të pikturosh është një gjë normale, mjaftojnë një set ngjyrash dhe penelash. Por, të dallohesh me stilin tënd është një sfidë aspak e lehtë.
Avni Delvina është një i tillë. Stil. Kompozim. Elegancë. Penelata plot jetë. Dinamizëm.
“Dashuria” me pikturën nuk lind. Ajo është brenda qënies. I vlerësuar nga piktorë të shquar, si Adrian Devolli, Mustafa Arapi, Niko Dhales, Avni Delvina e kthehu pikturën në pasionin dhe qëllimin e tij të jetës.
Ekspozon punimet e tij në Shqipëri në disa ekspozita kombëtare dhe më pas largohet mnë Korrikun e vitit 1990 për në Itali.
Hap ekspoziten e tij të pare ne 1990 në “Villa Pallavicini” – Bolonjë, dhe ne 1992 vleresohet nga nje nder kritiket me te medhenj te kohes Paolo Zauli. Delvina hapi një ekspozitë personale në galerinë e tij, “Galleria D’Arte del Caminetto – Bologna”
Zauli e përcakton kështu artin e Delvinës: “Un pusare frenetico, quasi esplosivo, di un temperamento vulcanico, irrefrenabile, che conosce il mestiere” (Një tingull i furishëm, gati shpërthyes i një temperamenti vullkanik, të papërmbajtshëm, kush e njeh zanatin).
Krijimtaria e tij vazhdon pa u ndalur dhe merr pjesë në shumë ekspozita lokale dhe ndërkombëtare, ku në veçanti në Romë është vleresuar me disa çmime të para si në pikturë edhe në grafikë.
Me daljen e rrjeteve sociale, Delvina bën një ndërthurrje në art midis tradicionales dhe dixhitales, duke u eskpzozuar pothuajse ne te perditeshmen ne faqen e tij.
Delvina hap disa ekspozita edhe në Shqipëri.
“Në Tiranë, piktori i njohur Avni Delvina ia kushtoi ekspozitën e tij “The Donald” marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe zhvillimeve në SHBA dhe Ballkan. Në shumicën e veprave autori paraqiti presidentin amerikan Donald Trump dhe ngjarje që lidhin SHBA me shqiptarët. Edhe pse nisi me nisi me modestinë tipike të autorit, ekspozita “The Donald” e piktorit të njohur Avni Delvina u bë menjëherë ngjarja më e rëndësishme artistike e kryeqytetit shqiptar gjatë kësaj jave”, shkruajti “Zëri i Amerikës”.
Ekspozitat e tij ne Tirane janë vizituar nga shume personalitete te artit, të kultures, dhe te politikes, dhe në ekspoziten e tij” The Donald”, te hapur ne Muzeun Historik Kombetar, Delvina u nderua edhe me viziten e avokatit hebre Zotit Marc Zell, një personalitet i shquar në Izrael dhe në SHBA.
Ekspozita “The Donald” pati një jehonë botërore dhe u dha si lajm nga agjencitë më të medha si: Reuters, France Pres, Spanjolle, etj dhe u publikua ne shume gazeta e rivista te botes.
Ekspozita tjetër e tij, në Mbrojtje të Teatrit Kombëtar, u vizitua nga me shume se 20 mije vizitorë dhe pati një jehone unike në shtypin dhe mediat shqiptare dhe në disa italiane.
Pinjoll i një prej familjeve më të mëdha, me tradita të shquara patriotike qe ka lene shenjë në historinë dhe Pavaresine e Shqipërisë, Delvina dhe me gene edhe nga ajo Konica, për kontributin e tij në krijimtarinë e tij, edhe në shërbim të shoqerisë Avni Delvina u nderua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”.