Poetët ngjajnë kur shtegëtojnë pelegrinë!
Një vit më parë u nda nga jeta Bardhyl Londo, një poet krejt i veçantë dhe mik me zemër të madhe!
Nga Odise Kote, poet
Njē vit më parē u nda nga jeta një poet krejt i veçantë, njē mik me zemēr të madhe, fisnik gjer në thērmijë, humanist e qytetar qē e deshi si Ai popullin e tij dhe Njeriun shqiptar.
POETËT
Bardhyl Londos
Poetët ngjajnë kaq shumë me njëri – tjetrin,
ndonëse qënie në ikje, në rrallim.
Kanë të njejtat fytyra dhe zjarr të pafikur
kur rikthehen në shenjtëri të fëmijërisë.
Poetët kanë të njëjtin zë të thellë, të lodhur,
në kërkim tê mahnitjes, kohës së humbur.
Bëjnë gjeste të njëjta mosnēnshtrimi,
dëshpërimin ta shkërmoqin pluhur.
Dhimbjen nuk e kanë fjalë të shpërdoruar,
por tingull shpirti, gjëmim, gjak të ndezur.
Poetët ngjajnë veçanërisht nga sytë,
Gjahtarë tê dritës qē skutash rri fshehur.
Poetët ngjajnë kur shtegētojnē pelegrinë.
kacafyten egërsisht me humbjen, qetësinë …!
Njē vit më parē u nda nga jeta një poet krejt i veçantë, njē mik me zemēr të madhe, fisnik gjer në thērmijë, humanist e…
Posted by Odise Kote on Sunday, February 19, 2023