Giorgia Meloni, takim me Volodymyr Zelensky

Kryeministrja italiane do të udhëtojë në Kiev të hënën për të takuar presidentin ukrainas


Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, do të udhëtojë në Kiev të hënën për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas mediave te huaja.

Meloni, e cila mori detyrën në tetor, ka thënë se kishte në plan të vizitonte Kievin përpara përvjetorit të 24 shkurtit të pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar.

Pavarësisht përplasjeve për këtë çështje brenda koalicionit të saj të djathtë qeverisës dhe opinionit të ndarë publik, Meloni ka qenë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, lider i partisë konservatore Forza Italia që është pjesë e koalicionit të Melonit, javën e kaluar tha se nuk do të kërkonte një takim me Zelenskiy nëse ai do të ishte ende kreu i qeverisë, sepse ai fajëson Presidentin ukrainas për luftën me Rusinë.

Partia Popullore Evropiane (EPP), anëtare e së cilës është Forza Italia, tha të premten se po anulonte një ngjarje të planifikuar në Napoli në qershor për shkak të komenteve të Berlusconit për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, një nga themeluesit e Forza Italia, tha të shtunën se ishte takuar me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba ku e siguroi atë për mbështetjen e Italisë.

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…