Stratiotët dhe bima Stratiotes

Vepra e Molinos «Ι fatti e prodezze» pasqyroi gjerësisht personazhin stratiot greko-shqiptar, Manolo Blessi


Nga Dr. Dorian Koçi

Ku është tanimë Kelmendi madhështor,
Kapedan i ushtrisë
ahe ai Gërbeshi burrëror,
që i bëri turqit me dridhë?
Bashkë me Janin e Fraskiasë,
Plotë me shpirt e fshehtësi…
O të shkretët stratiotë!

Këto janë disa vargje vaji të shkëputura nga vepra e Antonion Molinos, “I fatti e prodezze di Manolis Blesis”. Në veprën «Ι fatti e prodezze», ku imitohet vepra “Orlando i tërbuar” i Ludovico Ariostos «Veggendo egli dunque in quanta stima sia l’opera dell’ Ariosto, gli cadde nell’ animo di fare ancora egli un poema piacevole nella lingua greca volgare a imitazione di esso Ariosto» si shkruan Dolce në dedikimin e tij, hero kryesor është Manoli Blessi një stratitot arvanitas në shërbim të Venedikut, ku shfaqet të rrëfehet në vetën e parë aventurat fantastike dhe bëmat e tij.

Me të njëjtin emër (mbiemri është tipik shqiptar i dëshmuar dhe në burime të tjera historike në atë kohë, por në të njëjtën kohë dhe me pseudonime të tjera stratiotësh greko-shqiptarë, Molino shkruan dhe si kemi parë dhe më lart por dhe boton pjesët më të shumta teatrore e me vargje në greghesco, ku Manoli Blessi shfaqet herë si hero dhe herë si poet.

Është e qartë se vepra e Molinos «Ι fatti e prodezze» pasqyroi gjerësisht personazhin e njohur komik të stratiotit greko-shqiptar, po aq dhe dhe autori e adaptoi për veten e vet si pseudonim filologjik, alter egon e vet, si e pranon dhe vetë Molino në tekste të ndryshme që ka kohë që janë botuar.

Në të njëjtën kohë është pranuar se emri Manoli është emër anagramë i mbiemrit të Antonio Molina, gjë e cila nuk mund të përjashtohet edhe pse emri Manoli ishte emër i përveçëm i përdorur nga grekët dhe shqiptarët e asaj kohe. Antonio Molino ( 1495- 1571) ishte një tregtar venecian i cili iu drejtua shkrimit të teatrit të komedisë dhe muzikës në vitet e tij të mëvonshme, pas kohës që kishte kaluar në Greqi. Atje, ai pati shans për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me disa stratiotë të shquar gjë që e lejoi atë të bashkonte në këngët e tij kujtimet e drejtpërdrejta që duhet të kishte dëgjuar nga disa prej këtyre ushtarëve me pritshmëritë e masave veneciane që vizitonin teatrin e tij-Academia Musica.

Ai ka të ngjarë të ketë qëndruar në vendbanime të ndryshme në Peloponez dhe në Napoli Di Romana, një fortesë e rëndësishme e venedikasve dhe e populluar pothuasje e gjitha nga popullsia arbëre e emigruar që në shekullin e XIII në territoret e Greqisë së sotme. Në këtë përfundim arrijmë pasi në shkrimet e tij, Antonio Molino alias Blessi citon me krenari origjinën e vet nga Leon Zguro, arkondi i Napoli Di Romana dhe një shteti që shtrihej nga Navpaktua e sotme deri në Beoti, Thiva, dhëndrin e perandorit bizantin, Aleksi III dhe despotin e Perandorisë Bizantine.

Pushtimi i Kostandinopojës, shuarja e rezistencës arbëre pas vdekjes së Skënderbeut, pranimet e vasalitetit nga pothuajse të gjitha mbretëritë, principatat apo dhe qytetet sollën si rezultat pushtimin e të gjithë Gadishullit Ballkanik nga osmanët dhe për rrjedhojë dhe fillimin e largimit të tij nga Evropa.

Mirëpo koncepti i Rilindjes Europiane do të frymonte përmes diasporës së madhe arbëre në Itali, Dalmaci dhe More, ku shumë arbër do të kontribuonin me veprën e tyre në kulturën e kontinentit europian por edhe si stratiotë në mbrojtje të këtij qytetërimi. Në betejat e koalicioneve antiosmane në Evropë të cilat shtriheshin nga Ballkani, Hungari, afërsitë e Vienës e deri në Poloni morën pjesë formacionet luftarake të kalorësisë së lehtë, të quajtur stratitotë.

Nisur si një “shpikje” e Venecianëve, që e përdorën fillimisht në frontet e Lindjes,arma e kalorësisë së lehtë shqiptare(stratia) u bë aq e njohur në Evropën e atyre shekujve, saqë stratiotin mund ta gjeje sa në ushtrinë e Venedikut, aq dhe në atë të Napolit, Milanos, Firences, Franccës, Spanjës, Gjermanisë, Polonisë e më tej. Kronikat historike të Europës Perëndimore e Qendrore flasin për këta luftëtarë të zotë që dëftonin sa trimëri të pashoq në fushat e betejës po aq dhe mbillnin frikë mes kundërshtarëve të tyre.

Stradiotët, trupat ushtarake me origjinë arbëre , të cilët fillimisht hynë në shërbimin ushtarak venedikas gjatë luftërave të Republikës me Perandorinë Osmane në shekullin e pesëmbëdhjetë, ishin ndër pionierët e taktikave të kalorësisë së lehtë në ushtritë evropiane në epokën e hershme moderne.

Këta luftëtarë, të cilët i kishin shërbyer më parë sundimtarëve bizantinë dhe arbër, fillimisht gjetën azil dhe punësim në fortesat veneciane të Napoli di Romagna, Corone, Modone dhe Malvasia në Peloponez. Më vonë ata u vendosën gjithashtu në pronat veneciane në Trau, Sibenico, Castellonuovo dhe Zara në Dalmaci, dhe ishujt e Korfuzit, Cerigo, Zante, Cefalonia, Kreta dhe Qipro.

Dr. Dorian Koçi

 

Ja si i përshkruan kronisti francez Philippe de Commynes në 1495 kur një trupë e tyre prej 500 luftëtarësh zbarkoi pranë manastirit të Shen Nikollës, në Venedik.

Janë luftëtarë trima, që i hapin punë një ushtrie të tërë., vlerëson Commynes. Ai i krahason stratitotët me ginnetier-ët spanjollë, të cilët morën emrin nga kuajt e vegjël e të shpejtë me origjinë arabe, të quajtur pikërisht ginneti. Ishin njerëz të ashpër, që flinin në qiell të hapur bashkë me kuajt e tyre. I përkisnin besimit ortodoks dhe vinin nga Shqipëria, ashtu dhe nga kolonitë veneciane në More.

Më andej Commynes përshkruan një betejë ku stratiotët morrën pjesë dhe që pak a shumë ishte skema e përgjigjshme luftarake që ata kanë përdorur në të gjitha ushtritë ku ishin pajtuar si mercenarë. Commynes rrëfen sesi stratiotët shqiptarë shpartalluan një pararojë të ushtrisë mbretërore franceze, prej 40 kalorësish duke vrarë edhe komandantin e saj, Le Bowf në një aksion gjatë fushatës së Mbretit Karl VIII në Italinë e Veriut(1498). Sipas një zakoni që kishin marrë nga Turqit, kokat e prera të ushtarëve francezë , ë lidhura në majën e ushtave, stratiotët ia sollën komandantit venecian , për të marrë prej tij dukatin e premtuar të floririt.

Stratitotët e përdornin rregullisht ritualin e kokave të prera të kundërshtarit për të tmerruar e demoralizuar armikun. Por shton ai, edhe stratitotët kishin pikën e tyre të dobët:nuk ishin mësuar me armët e zjarrit, dhe kur në përleshjen e sipërpërmendur, një ushtar francez qëlloi me arkebuz, dhe vrau një kal të tyre, stratitotët u trembën shumë dhe u tërhoqën.

Mirëpo pavarësisht ndryshime në armatime dhe teknikave të reja të luftës duket se stratiotët, kjo lule e burrërisë arbre jetoi në kujtesën kolektive të Evropës edhe në shekujt e mëvonshëm, jo vetëm në artin luftarak por edhe në fusha të tjera të dijes. Ndër prijësit më të shquar arbër stratiot që e ngriti famën e stratiotëve në qiell dallohet Mërkur Bua Shpata. Historiani Tzanes Koroneo thotë për Mërkur Buan se “ai është pasardhës i vërtetë i Pirros, i Akilit, i Eneas dhe i Aleksandrit të Madh”.

Mërkur Bua luftoi në ushtrinë e perandorit gjerman, Maksimiliani I, që prej vitit 1490, si komandant i përgjithshëm i kalorësisë së lehtë. Ai u njoh si aleat i Luigjit XII të Francës duke mundur spanjollët. Pas fitores venedikase të vitit 1513, Merkur Bua pranoi te luftonte per venedikasit dhe u propozoi të tërheqë me vete dhe arbërit që i kishin mbetur besnikë perandorit.Në vitin 1506 i ngarkuar nga francezët, ai e shpëtoi Papën Julius II, duke i thyer keqas forcat e tiranit të Bolonjës, Xhovani Ventivolio. Ne vitin 1515 pranë Milanos është zhvilluar beteja e madhe e Marinjanit, duke hyrë në histori si “beteja e gjigantëve”, pasi merrnin pjesë ushtritë më të rëndësishme të Evropës.

Mërkur Bua Shpata, drejtuesi i kalorësisë shqiptare në shërbim të Venedikut, arriti të tronditë udhëheqjen ushtarake të 40 mijë ushtarëve zvicerane, duke u gjendur në krah të Francës. Kjo është beteja e famshme, për të cilën konikanet thone se zviceranët menduan se kishin të bënin me një numer shume te madh kaloresish, duke marrë vendimin e tërheqjes dhe pranimin e humbjes.Në të vërtetë aty kishin hyrë vetëm 300 kalorës shqiptarë. Mërkur Bua ndonëse i plagosur arriti të kapë 6 flamuj dhe katër topa të ushtrisë zvicerane. Beteja u fitua nga ai.

Historianët thonë që u mund ushtria zvicerane që për 1500 vjet, që nga koha e Jul Cezarit nuk kishte njohur dështime. Prej asaj kohe Zvicra ka mbi 500 vjen ne neutralitet.Mbreti Françesku i parë i Francës, e paraqiti Mërkur Bua Shpatën e plagosur si shpëtimtarin e jetë së tij.Dhjete vjet më vonë, në betejën e Pavias, Mbreti Françesku i parë, aleatin Mërkur Bua Shpata e kish kundërshtar. Mbreti u mund, ra rob lufte dhe po mos të kishte qenë autoriteti i Mërkur Bua Shpatës edhe do ishte vrarë nga mercenarët katalanas.

Mërkur Bua Shpata ua mori mbretin Françesk katalanasave dhe i bëri këtij nderimet si mbret. Flamuri i tij dhuruar nga Perandori Austriak, Maksimalian I, në 1510, përfaqësonte një shqiponjë të zezë dykrenare, kryqin e Dukatit të Burgonjës dhe rreth kryqit katër B, që simbolizonin gërmën e parë të familjes.

Përveç ndikimit në artin ushtarak, veshje dhe politikë, emri i stratiotëve mbijetoi në kujtesën kolektive evropiane edhe në fushat e tjera të dijes kur paraqitja e tyre dhe armatimit të tyre shërbyen si pika referenciale për të emërtuar apo ilustruar dukuri ose sende në kulturën mbarëbotërore. Kësisoj ndikimi kulturor i stratiotëve shfaqet deri dhe në botanikë kur botanisti i njohur suedez Carl Linnaeus (1707 – 1778) emërtoi familjet e bimëve sipas karakteristikave të tyre.

Kështu në vitin 1753 në librin e vet në latinisht “Species Plantarum: exhibentes plantas rite cognitas, ad genera relatas, cum differentiis specificis, nominibus trivialibus, synonymis selectis, locis natalibus, secundum systema sexuale digestas” ai emërtoi “stratiotes” një specie bimore ujore me gjethe në formë shpata.

Bima Stratiotes është një gjini e bimëve ujore të zhytura, të njohura zakonisht si ushtarë të ujit. Disa emra specifikë janë shpikur brenda gjinisë, por aktualisht njihet vetëm një: Stratiotes aloides, vendase në Evropë dhe Azinë Veriperëndimore. Bima Stratiotes aloides përdoret zakonisht për të dekoruar pellgjet me ujë të ftohtë dhe në akuariume në Evropë.

Linnaeus sigurisht që u ndikua në emërtimin e kësaj bime nga pamja e një nga armatimeve kryesore të stratiotëve, shpata e gjatë. Stradiotët ishin të armatosur lehtë dhe luftonin si kalorës, një mënyrë luftimi që u zhvillua nga betejat mes forcave bizantine, sllave, shqiptare dhe osmane. Ata mbanin shtizë, një shpatë të gjatë, topuz dhe kamë dhe ishin të veshur me një përzierje të veshjeve ushtarake orientale, bizantine dhe perëndimore.

Përdorimi i emrit të tyre për të emërtuar një bimë nga Linnaeus në 1753 dëshmon se edhe pse një shekull e gjysëm pas veprimtarisë aktive të tyre në fushëbetejat everopiane, emri i stratiotëve ishte ngulitur mirë në kujtesën kolektive historike evropiane jo vetëm në Mesdhe, Evropën Jugore dhe Qendrore por edhe në Vendet e Ulta dhe Skandivani ku jetoi dhe punoi botanisti i madh. Si rezultat i famës së tyre emri i stratitotëve i mbijetuan rrebesheve të kohës dhe u ndërthurën harmonikisht edhe në formën e emërtimeve apo simboleve kulturorë në detin e gjerë të kulturës dhe shkencës evropiane.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…