Vizita sekrete e Biden në Kiev, dhjetë orë në tren dhe pa telefon

Ishte një udhëtim i guximshëmm pothuajse i padëgjuar për një president amerikan, “të paprecedentë për kohët moderne”


Ishte një udhëtim i guximshëmm pothuajse i padëgjuar për një president amerikan.

Duke u shfaqur në një zonë lufte nën sulme të rregullta, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e përshkruajnë vizitën e papritur të Joe Biden në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev si “të paprecedentë për kohët moderne”.

Ata thonë se udhëtimet e mëparshme presidenciale në Irak dhe Afganistan gjatë kohës së luftës kishin mbështetjen e një pranie të madhe ushtarake amerikane. Dhe pavarësisht spekulimeve të përhapura në mesin e trupave të shtypit se zoti Biden mund të planifikonte një udhëtim në Ukrainë ndërsa ishte në Poloni, vizita i befasoi të gjithë.

Fotoja e tij duke u shfaqur pranë Presidentit Volodymyr Zelensky në zemër të Kievit dhe nën tingujt e sirenave të sulmit ajror, është një deklaratë më e fortë se çdo gjë që ai mund të ketë thënë në një fjalim në Poloni.

“Ishte e rrezikshme dhe nuk duhet të linte asnjë dyshim se Joe Biden mund të shkonte në Ukrainë”, tha drejtoresha e komunikimit e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield.

Biden ishte planifikuar të fluturonte nga SHBA në Varshavë të hënën në mbrëmje, për një udhëtim dy-ditor.

Orari paraprak kishte dy boshllëqe të dyshimta të gjata në itinerarin e tij, dhe shumë pyesnin veten nëse mund të ishte koha kur ai do të shkonte në Ukrainë.

Gazetarët në konferencat e shtypit të Shtëpisë së Bardhë kanë pyetur vazhdimisht se kur mund të ketë një vizitë. Na u tha se nuk kishte asnjë takim të planifikuar me Z. Zelensky dhe asnjë ndalesë të planifikuar jashtë Varshavës “për momentin”.

Vendimi përfundimtar për të bërë udhëtimin në Kiev u mor vetëm të premten, edhe pse ishte planifikuar prej muajsh me një pjesë të vogël të ndihmësve kryesorë të presidentëve.

Të dielën, orari zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tregonte se presidenti nisej për në Varshavë në orën 19:00 EST (00:00 GMT) të hënën në mbrëmje. Në fakt, Air Force One u ngrit në orën 04:15 EST të dielën në mëngjes.

Vetëm dy gazetarë u lejuan të udhëtonin me presidentin. Ata ishin betuar për fshehtësi dhe iu morën celularët. Ata nuk u lejuan të raportojnë vizitën deri pasi Biden kishte mbërritur në Kiev.

Rusia u njoftua për udhëtimin disa orë para nisjes së zotit Biden, sipas këshilltarit amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

Ai tha se SHBA “e bëri këtë për qëllime dekonflikti”. Unë nuk do të diskutoj mënyrën se si ata u përgjigjën ose cila ishte natyra e saktë e mesazhit tonë, por mund të konfirmoj se ne kemi dërguar një njoftim”.

Presidenti Biden më pas kaloi mbi 10 orë në një tren për të shkuar në Kiev. Ai mund të kishte vizituar vende të tjera brenda Ukrainës që do të kishte qenë më e lehtë për t’u arritur, por ai donte ta bënte vetë udhëtimin simbolik në Kiev.

Ndërsa udhëtimi i presidentit është një sinjal për Moskën për angazhimin e administratës Biden për të ndihmuar Ukrainën, ai është gjithashtu një demonstrim për votuesit amerikanë.

Sekretarja e tij e shtypit, Karine Jean-Pierre, u pyet javën e kaluar në lidhje me sondazhet që tregojnë zbutjen e mbështetjes amerikane për Ukrainën.

Ajo u përgjigj se sa herë që presidenti flet, ai po flet me popullin amerikan si dhe me njerëzit në mbarë botën. Mesazhi i së hënës është krijuar për të kundërshtuar pakicën e zërave republikanë që pyesin për sa kohë SHBA mund të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…