Anesti Jançe: Përmeti im, krahë të kisha e të fluturoja, tani unë atje do të qëndroja!
Nesti, i njohur si “Fotografi zyrtar, ka realizuar mbi 60 mijë foto dhe disa qindra video nga rrethi i Përmetit
Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com
Përmetari Anesti Jançe mund të konsiderohet si “Fotografi zyrtar” i rrethit të Permetit. Me një pasion të jashtëzakonshëm, si rrallëkush në Shqipëri, ai ka prekur çdo rrugicë të qyteteve Përmet dhe Këlcyrë, çdo fshat dhe është i mirëpritur siç e do dhe tradita përmetare në çdo shtëpi ku ka shkelur: me një liko dhe një raki.
Postimi Anesti Jançe në Facebook
Përmet – I mbështeta duart mbi gurin e njomë nga vesë e mengjesit. Ai të afron e ndjen eren e tij ,ah sa të ngron edhe i flisja se ai më jepte aromë – Aromë vendlindje ,Përmeti im.Sikur krahë të kisha e të fluturoja tani unë atje do qendroja – A*J*
Përmet – I mbështeta duart mbi gurin e njomë nga vesë e mengjesit. Ai të afron e ndjen eren e tij ,ah sa të ngron edhe i…
Posted by Anesti Jance on Monday, February 20, 2023
Nesti, i cili është emigrant me banim të përkohshëm në Athinë, Greqi, ka realizuar mbi 60 mijë foto dhe disa qindra video nga rrethi i Përmetit.