Nikolla: Mimika Luca, imazhi paqësor i skenës dhe ekranit shqiptar!

Mimika Luca u shua në moshën 85-vjeçare. Ajo ishte bashkëshorte e aktorit të madh, Ndrek Luca (1927-1993).


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, pas ndarjes nga jeta të Mimika Lucës, aktores së madhe të skenës dhe ekranit shqiptar, e cilësoi atë si imazhi paqësor që me rolet e saj u bë pjesë e jetës së disa brezave!

Mimika Luca u shua në moshën 85-vjeçare. Ajo ishte bashkëshorte e aktorit të madh, Ndrek Luca (1927-1993).

Reagimi i Kryeparlamentares Nikolla

⚫️Sa trishtim!

Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës dhe ekranit shqiptar, u nda nga jeta!

Mimika do të na mungojë të gjithëve, sepse imazhi paqësor dhe rolet e saj janë bërë pjesë e jetës së disa brezave!

Ngushëllime familjes!

Pushofsh në paqe, Mimika?

⚫️Sa trishtim!
Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës dhe ekranit shqiptar, u nda nga jeta!
Mimika do të na mungojë të…

Posted by Lindita Nikolla on Tuesday, February 21, 2023

KUSH ISHTE MIMIKA LUCA

Mimika Luca lindi në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937. Ajo interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë nga viti 1951 – 1962.

Më 1962 ajo u pranua si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si: Suzana, Luçia, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te filmi Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Laja te “Kur hidheshin themelet”, etj.

Ajo ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. Aktorja u martua me artistin e shquar Ndrekë Luca.

Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramë.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…