Edi Rama: Lamtumirë e dashur Mimika!
Kreu i qeverisë: Tanimë je përqafuar me Ndrekën dhe kjo do ta bëjë Gjergjin më të fortë, shpresoj!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktores së mirënjohur, Mimika Luca.
Kreu i qeverisë, ka publikuar në Facebook një foto të Mimikës në krah të të shoqit, Ndrek Lucës.
Mimika Luca u shua në moshën 85-vjeçare. Ajo ishte bashkëshorte e aktorit të madh, Ndrek Luca (1927-1993).
Postimi i Edi Ramës:
Lamtumirë e dashur Mimika, tanimë je përqafuar me Ndrekën dhe kjo do ta bëjë Gjergjin më të fortë shpresoj.
⚫️ Lamtumirë e dashur Mimika, tanimë je përqafuar me Ndrekën dhe kjo do ta bëjë Gjergjin më të fortë shpresoj?
Posted by Edi Rama on Tuesday, February 21, 2023
KUSH ISHTE MIMIKA LUCA
Mimika Luca lindi në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937. Ajo interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë nga viti 1951 – 1962.
Më 1962 ajo u pranua si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si: Suzana, Luçia, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te filmi Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Laja te “Kur hidheshin themelet”, etj.
Ajo ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. Aktorja u martua me artistin e shquar Ndrekë Luca.
Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramë.