Shqipëria dhe Mbretëria e Arabisë Saudite, bashkëpunim në luftën kundër krimit kibernetik
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndodhet për një vizitë zyrtare në Riad, me ftesë të princit Abdulaziz bin Saud bin Nayef bin Abdulaziz.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ndodhet për një vizitë zyrtare në Riad, me ftesë të princit Abdulaziz bin Saud bin Nayef bin Abdulaziz.
Çuçi bën të ditur në një postim në rrjetet sociale se në kuadër të kësaj vizite u nënshkrua marrëveshja e parë në fushën e sigurisë mes Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Shqipërisë.
Ministri thekson se kjo marrëveshje mundëson një bashkëpunim më të drejtëpërdrejtë në luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër krimit kibernetik, terrorizmit dhe të gjitha formave të tjera të paligjshmërisë që destabilizojnë sigurinë në rajonet përkatëse.
Gjithashtu, shton Çuçi marrëveshja kontribuon në rritjen e bashkëpunimit dypalësh në zhvillimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit për përballjen me krimin transnacional.
“Duke punuar së bashku ndërtojmë një ekosistem të sigurt dhe të qëndrueshëm për të garantuar prosperitetin e vendeve tona”, nënvizon ministri. /ATSH