Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim ndërmjet institucioneve të formimit policor

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga priti sot në takim drejtorin e Akademisë së Policisë të Malit të Zi, Vladimir Stanisic.


Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga priti sot në takim drejtorin e Akademisë së Policisë të Malit të Zi, Vladimir Stanisic.

Gjatë takimit u evidentuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të formimit policor të të dyja vendeve, si edhe u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Në kuadër të marrëveshjes mes Akademive të Policisë të Shqipërisë dhe të Malit të Zi, me synim forcimin e këtij bashkëpunimi, palët do të punojnë për konkretizimin e tij mbi bazën e një plani të dakordësuar edhe nga ana e drejtuesve të policive respektive.

Gjatë takimit, palët u shprehën të hapura për të bashkëpunuar për krijimin e kurikulave, organizimin e kurseve të përbashkëta të trajnimeve, kryesisht për Policinë Kufitare, shkëmbime të mundshme stafi për të referuar problematika, të cilat janë në fokus të luftës kundër krimit për të dyja vendet etj.

Gjithashtu u propozuan vizita të ndërsjella të studentëve. Bashkëpunimi në këtë drejtim do të fokusohet edhe në aktivitete të përbashkëta shkencore dhe botime në fushën e rendit dhe sigurisë publike.

Delegacioni i Akademisë së Policisë të Malit të Zi u takua edhe me stafin drejtues të Akademisë së Sigurisë, rektorin e Akademisë së Sigurisë, prof. Ilirjan Mandro, dekanin e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, Albert Dervishaj, drejtorin e Kolegjit Policor, Mitat Tola etj. Në fokus të takimeve ishte diskutimi për fushat në të cilat bashkëpunimi mes dy akademive mund të forcohet më tej, në respekt të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve të formimit policor.

Delegacioni nga Mali i Zi u njoh edhe me mënyrën e funksionimit të Akademisë së Sigurisë, ku u bënë takime dhe me njësitë kryesore dhe drejtuesit e njësive bazë të tyre. Gjithashtu, ata asistuan në një mësim tregues për kontrollin e automjeteve dhe ndërhyrjet në banesë. Për ndjekjen në vazhdimësi të këtij bashkëpunimi u vendosën pikat e kontaktit midis dy institucioneve.

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…