Changemakers Albania dhe MeOut Group organizojnë “Bootcamp i Sipërmarrjes”
“Bootcamp i Sipërmarrjes” u zhvillua në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, në kuadër të Youth Entrepreneurship Education Programme (YEEP)
Nga Tirana Diplomat
Në datat 19-20-21 shkurt u mbajt Bootcamp i Sipërmarrjes në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, në kuadër të Youth Entrepreneurship Education Programme (YEEP), organizuar nga Changemakers Albania, në bashkëpunim me MeOut Group, financuar nga Bashkimi Evropian.
YEEP (Youth Entrepreneurship Education Programme) është një program në gjuhën shqipe, i financuar nga Bashkimi Europian, që synon të frymëzojë dhe edukojë të rinjtë për të ndërmarrë rrugën sfiduese të sipërmarrjes.
YEEP kombinon mësimin përmes e-learning me bootcamps, sfidat e ideve, internshipe dhe mentorimin në biznes. Të gjitha proceset ndodhin duke u mbështetur mbi kornizën EntreComp.
BOOTCAMP I SIPËRMARRJES @changemakersalbania #yeep #europeanunion ????#youth
Posted by Reila Bozdo on Saturday, February 18, 2023
YEEP është pjesë e projektit CROCO4U (Zhvillimi i bashkëpunimit ndërsektorial për punësimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor) i cili synon të zhvillojë kapacitete të qëndrueshme të aktorëve lokalë për të nxitur sipërmarrjen dhe punësimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi.
Në adresën www.changemakers.al/yeep/ të rinjtë mund të gjejnë materiale frymëzuese mbi sipërmarrjen.
Bootcamp është konceptuar për të frymëzuar, edukuar, orientuar dhe motivuar të rinjtë që pëlqejnë sipërmarrjen nëpërmjet historive dhe këshillave të trajnerëve pjesëmarrës, figura të shquara në fushën e sipërmarrjes në Shqipëri. Trajnerët në Bootcamp ishin figura të njohura në botën e sipërmarrjes në Shqipëri.
Drejtuesja e Changemakers Albania, Reila Bozdo, u shpreh se në epokën e transformimit të madh nëpër të cilën po kalon bota, aktivizimi i energjive rinore drejt sipërmarrjeve të biznesit apo sociale dhe kulturore është veçanërisht i rëndësishëm duke i dhënë ekonomisë më shumë modernizim, konkurueshmëri dhe eficencë.
“Bota e biznesit dhe teknologjisë po ndryshon me shpejtësi dhe të rinjtë janë ata që mund ta përqafojnë lehtësisht duke prodhuar vlerë ekonomike”, – tha ajo.